• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I DIASPORËS NË TIRANË/ Rama: Mbledh në një Shqipërinë dhe shqiptarët
Home
Politikë

SAMITI I DIASPORËS NË TIRANË/ Rama: Mbledh në një Shqipërinë dhe shqiptarët

22 November, 2023 s.autor Politikë

Në Samitin e Diasporës në Ditën Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një ditë e veçantë që mbledh në një Shqipërinë me shqiptarët.

“Të nderuar miq dhe të ftuar, të dashur vëllezër dhe motra nga Arbëria. Mirë se na erdhët. Është një privilegj përveçse një kënaqësi e posaçme, që tu drejtohesh stërnipërve dhe stërmbesave të Skënderbeut. Ky samit mbledh në një, Shqipërinë me shqiptarët. Në kapërcim të vitit 1466, Gjergj Kastrioti udhëtoi për herë të fundit në Itali. Gjatë ndërrimit të vitit, mbajti një lutje për Arbërinë në kishë. Në Romë kaloi krishtlindjen me Papa Palin e II. Ai u rehatua nga një mik arbëresh në Trejo. Kronikat e kohës tregojnë për gjuhën e pazakontë, zakonet e panjohura të tij. Kurora e thurura me gjuhën, kulturën me zakonet e ruajtura me shekuj, e ruan sot e gjithë ditën rrezatimin, parfumin, fuqinë tërheqëse të saj. Puna mua më ka çuar në shumë vende dhe mes shumë kulturash, por emocioni i vizitës së arbëreshëve që më ka mbetur në një raft të veçantë të kujtesës. I kam të pashlyeshme mbresat e sheshit të vogël të qytezës së parë ku zbritën vallen dhe këngët e fëmijëve arbëresh që na uruan mirëseardhjen, të moçmit e asaj qyteze që qëndronin nëpër ballkone dhe na shikonin. Kishën arbërore ku na mik pritën hirearkët e lartë të saj me pasionin dhe merakun për gjuhën që na e shprehin në të gjitha takimet.

Atje lindi ideja e kësaj dite të veçantë arbëreshe dhe për herë të parë në 100 e 11 vjet, Arbëria dhe arbëreshët nuk janë thjesht për të plotësuar një panoramë folklorike por janë të pranishëm përmes një përfaqësie të tyre dhe përmes kësaj përpjekje të përbashkët për të vendosur një gur në një rrugë që duhet ta vazhdojmë së bashku. Lindi ideja e një duar-shtrëngimi për të ndërtuar një proces duke ecur dorë përdore, në funskion të një mbështetje që shteti Shqiptar duhet t’i japi këtij thesari. Edhe pse arbëreshët janë integruar tërësisht në bashkinë e madhe italiane, të gjitha të mirat nuk u a kanë tretur pasionin dhe fuqinë e atij amaneti që po sfidohet nga koha e cila po sjell shumë furtuna të natyrës demografike dhe të reja të paimagjinueshme, deri dje për fëmijët që po kthehen në një shqetësim botëror për mësimin dhe lartësimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, jo më të gjuhës së kjo që është një nga gjërat e rralla të kësaj bote. Vetë gjuha shqipe këtu në Shqipëri është e kërcënuar nga deformimet, nga humbja e thellësisë së saj si rezultat i disa arsyeve. Imagjinoni sa të vështirë e kanë arbëreshët”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit
Previous article TË TJERA PËRGJIME NGA GRUPI KRIMINAL I DROGËS/ Çfarë diskutojnë Eralbi Breçani me Ismail Zenelin për shqiptarin e vrarë në Ekuador

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT