• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I BERLINIT/ Thaçi dhe Haradinaj dallime për rifillimin e dialogut dhe tarifën
Home
Rajon

SAMITI I BERLINIT/ Thaçi dhe Haradinaj dallime për rifillimin e dialogut dhe tarifën

28 April, 2019 k.autor Rajon

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë shfaqur pritshmëri dhe qëndrime të ndryshme mbi samitin e Berlinit. Thaçi dhe Haradinaj kanë dallime mbi rifillimin e dialogut me Serbinë dhe tarifën e vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia. Për analistët kjo e dobëson  pozicionin e Kosovës në raport me pjesëmarrësit e tjerë të takimit.

Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shfaqur pritshmëri dhe qëndrime të ndryshme mbi samitin e Berlinit, i cili është thirrur nga kancelarja Angela Merkel e presidenti francez Emmanuel Macron.

Thaçi dhe Haradinaj kanë dallime në lidhje me rifillimin e dialogut me Serbinë dhe tarifën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Presidenti Thaçi ka mbajtur një qëndrim më të hapur për heqjen e tarifës si mundësi për rifillimin e dialogut, ndërsa Haradinaj ka mbajtur një qëndrim të palëkundur për heqjen e tarifës kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kam pasur shpresë që nuk do të kemi shpërputhje me presidentin, pra shpresoj që nuk do të kemi shpërputhje, por nuk ka ndonjë ndryshim në ato qëndrime që Qeveria e vendit i ka mbajtur në vazhdimësi,” ka thënë Haradinaj.

Për analisti Perparim Kryeziu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mosdakordimi institucional mund të dëmtojë pozicionin e Kosovës në raport me pjesëmarrësit e këtij takimi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është gjithmonë e dëmshme kur liderët e institucioneve kryesore nuk kanë një përafrim të qëndrimeve, e sidomos këto dallime në mes të qëndrimeve shprehen në takime që kanë karakter ndërkombëtarë,” theksoi ai.

Sa i përket asaj se çka mund të pritet nga ky samit, Kryeziu thotë se mund të konfirmohet edhe një herë kundërshtimi ndaj idesë për ripërcaktimin e kufijve të Kosovës.

“Shprehja edhe një herë dhe konfirmimi edhe një herë i kundërshtimit ndaj idesë për ripërcaktimin e kufijve, qëndrim ky të cilin e ka pasur të qartë Gjermania prej kur kjo ide është vënë në pah,” ka thënë ai.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha një ditë para samitit se ka pasur konsulta me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi pret nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës,” ka shkruar presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se në këtë takim do të kërkojë edhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET SFIDA BARAZIM PA GOLA/ Kukësi ndan pikët me "durrsakët"
Previous article NGA VEZËT E KUQE TEK.../ Ja urimet speciale dhe si i festuan VIP-at Pashkët (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT