Mediat greke e kanë komentuar samitin e BE si jo shumë efikas për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun.
Sipas tyre, Samiti “solli një hap më afër luftën mes Turqisë dhe Greqisë”. Protothema shkruan se Samiti i BE që u përmbyll të Premten në mëngjes, ishte një disfatë diplomatike për Greqinë dhe Qipron.
“Greqia dhe Qiproja nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të deklaronin se janë “të kënaqur” me konkluzionet e Samitit të BE, por ata e bënë këtë kryesisht për arsye të politikës së brendshme, në një përpjekje për të paraqitur humbjen diplomatike në një triumf”, shkruan Protothema.
“Pretendimet turke nuk janë një taktikë negociuese, si të kërkosh 10 nëse dëshiron të marrësh 7. Ata duan gjithçka që pretendojnë. Përveç kësaj, ata kanë djegur urat prapa tyre, pasi mënyra se si ata i kanë paraqitur këto pretendime popullit turk nuk u lë atyre hapësirë ??për t’u tërhequr diplomatikisht në diçka më pak se sa kanë premtuar.
Dhe kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme tani që presioni i brendshëm për shkak të problemeve të jashtëzakonshme ekonomike të vendit po rritet duke e bërë Erdogan të dëshpëruar për një fitore që do të kthejë tensionet psikologjike dhe sociale në favor të tij. Ai nuk ka asgjë për të humbur më, kështu që për të është ‘dyfish ose asgjë’, argumenton Protothema.