• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I B-40/ Veliaj nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024, mundësi…
Home
Politikë

SAMITI I B-40/ Veliaj nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024, mundësi…

23 January, 2023 s.autor Politikë

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e mirë e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit.

Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqe dhe stabilitet.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi marrjen e Presidencës si një mundësi të madhe për Tiranën. “Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot, nga Athina, Tirana merr Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40 për vitin 2024. Pas vitit 2022, ku ne ishim “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, këtë vit jemi “Qyteti Europian i Sportit 2023”, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit. Rrjeti B-40 filloi vitin e kaluar në Stamboll, u themelua aty, nga 40 qytetet më të mëdha të Ballkanit. Janë qytete me mbi 50 mijë banorë. Këtë vit, rrjeti ka shkuar në 70 qytete. Presidenca këtë vit është këtu në Athinë dhe jam shumë i lumtur që lajmi se Tirana do të jetë shtëpia e re e Rrjetit më të madh të Qyteteve Ballkanike për 2024, u dha sot”, tha Veliaj.

Sipas tij, kjo është një mundësi që në vitin 2024 të tregojmë mikpritjen shqiptare dhe tiranase. “E mezi pres këtë mundësi të jashtëzakonshme! Si çdo vit, kur kemi pasur një titull të rëndësishëm Europian dhe e kemi kthyer në një mundësi të shtuar për Tiranën, në më shumë turizëm, në më shumë aktivitet ekonomik, në më shumë reputacion për qytetin tonë. Edhe viti 2024, kur Tirana do të jetë Presidentja e B-40, do të ofrojë një mundësi të tillë. Mezi pres që deri në fund të vitit të shkojmë në rreth 100 bashki, si pjesë e këtij rrjeti, dhe t’u tregojmë mikpritjen shqiptare, t’u tregojmë se si qyteti ynë nuk është perfekt, por ka shumë zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Është rritur si në popullsi dhe ekonomi, ashtu edhe në reputacion. Presidenca e B-40 për vitin 2024 besoj se do të jetë kartolina më e bukur e Shqipërisë që vjen nga Tirana”, përfundoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi faktin se Rrjeti B-40 thuajse është dyfishuar brenda një viti nga krijimi i tij dhe se do të shërbejë si një linjë bashkëpunimi mes qyteteve të Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TAPË" NË TIMON/ Arrestohet shoferja e dehur në Tiranë. Gjatë drejtimit të automjetit shkaktoi aksident
Previous article "21 JANARI, VRASJE SHTETËRORE"/ Manja thirrje SPAK: Ka një provë të re, hetoni dhe merrni në pyetje ata që dhanë urdhrin...

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT