• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin
Home
Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

8 July, 2026 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili sot ishte i pranishëm së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, ka komentuar zhvillimet kryesore të samitit, angazhimet e reja të aleancës për rritjen e investimeve në mbrojtje, si dhe vendimin që Shqipëria të presë një nga samitet e ardhshme të NATO-s.

Sipas ministrit, ky është një moment i rëndësishëm si për aleancën euroatlantike, ashtu edhe për vendin tonë, që tashmë do të ketë një rol më të madh në organizimin e një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Është një moment i veçantë për aleancën, ashtu edhe për Shqipërinë. Erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje.

Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe të tjera hibride. Mënyra e shpalljes së mbajtjes së samitit në Tiranë është fryt i një pune të të gjitha institucioneve tona. Është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor për këto vite. Një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla. Është një lajm i paralajmëruar.

Aleatët kanë vendosur që për samitin e ardhshëm të vazhdojnë bisedimet për kohën e përshtatshme. Mund të jetë për vitin 2027, por edhe për vitin pasardhës. Gjithsesi, ne do të jemi gati. Kemi nisur përgatitjet dhe synojmë të jemi në nivelin e duhur. Kemi ngritur një task-forcë, e cila ishte edhe në Ankara për të fituar eksperiencë dhe për të qenë sa më të përgatitur”, u shpreh ministri Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LA BURRIN PËR DASHNORIN"/ Françeska Murati i përgjigjet Elton Tozajt: Fol me fakte
Previous article GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

s.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT