Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur sot një konferencë në lidhje me atë që pritet të ndodhë më 6 dhjetor, ditë kur mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor dhe protesta e opozitës.
“Nisur nga përvoja e aktiviteteve të mëparshme, Policia e Shtetit ka fituar përvojën dhe besojmë se do tregojë përkushtim e profesionalizëm. Duam të sigurojmë qytetarët se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi dhe jetës së përditshme.
Rrugët e bllokuara, lëvizja është devijuar në rrugë dytësore.
Policia nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por siguria e delegacioneve që do të marrin pjesë në Samit, na imponon të vëmë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar.
Nuk e ndalojmë protestën, por garantojmë mbajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë.
Kemi besimin e arsyeja do mbizotërojë mbi emocionet, por jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha ai.