• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I 11 I NISMËS SË TRE DETEVE/ Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës
Home
Politikë

SAMITI I 11 I NISMËS SË TRE DETEVE/ Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

28 April, 2026 s.autor Politikë

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo platformë nga 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Shqipëria, prej vitit të kaluar, është anëtare e asociuar e kësaj platforme që synon forcimin e ndërlidhshmërisë, inovacionit, infrastrukturës dhe konkurrencës industriale.

Begaj bëri apel për rezultate të prekshme që përshpejtojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Evropës”, – theksoi Kreu i Shtetit në fjalën e tij me fokus rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj e cilësoi këtë iniciativë si një histori suksesi që është shndërruar në një platformë konkrete për zhvillim: “Një dekadë nuk është një kohë e gjatë në histori, por është e mjaftueshme për të testuar idetë. Sot kjo platformë po prodhon lidhje reale, investime reale dhe ndikim real”.

Më tej Kreu i Shtetit nënvizoi se Evropa ndodhet në një moment vendimtar dhe kërkon më shumë se koordinim: “Gjeopolitika, pasiguria ekonomike dhe transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë jo vetëm koordinim, por lidership; jo vetëm qëndrueshmëri, por vizion”.

Në lidhje me procesin e integrimit, Presidenti i Republikës theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një investim për të ardhmen: “Integrimi i rajonit tonë nuk është një çështje dytësore, por pjesë e zgjidhjes për një Evropë më të sigurt dhe më konkurruese”.

Duke folur për Shqipërinë, Presidenti Begaj vuri në dukje rëndësinë e lidhshmërisë dhe projekteve infrastrukturore: “Lidhshmëria nuk është një qëllim abstrakt. Ajo përcakton se si rriten ekonomitë dhe si zhvillohen rajonet”.

Presidenti i Republikës përmendi projekte konkrete në energji dhe transport, duke i cilësuar ato si transformuese: “Këto nuk janë thjesht projekte infrastrukturore, por instrumente transformimi që krijojnë stabilitet dhe tërheqin investime”.

Në fund, Kreu i Shtetit rikonfirmoi objektivin strategjik të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian: “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 mbetet busulla jonë strategjike”.

Presidenti Begaj e mbylli fjalën me një mesazh për veprim konkret: “Ajo që ka rëndësi tani nuk është ajo që themi, por ajo që realizojmë”.

Presidenti i Republikës përfaqëson për herë të dytë Shqipërinë me statusin e shtetit partner të asociuar në Samitin e Nismës së Tre Deteve.

Në deklaratën e miratuar nga Samiti i Dubrovnikit u theksua se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe begatinë në Evropë. Deklarata përsëriti thirrjen për një proces pranimi transparent, të bazuar në meritë, të besueshëm dhe të parashikueshëm për vendet kandidate, me referencë të veçantë për Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZIMI I OPEC: fuqia që e gjunjëzoi Perëndimin 53 vjet më parë
Previous article RAPORTI I BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT