Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove, institucionet financiare të jepain edhe 6 miliardë euro të tjera.
‘Jam vërtet shumë i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj që tashmë Tiranë është kthyer në një qytet, në një pikë takimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjet e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së.
Atëherë edhe pse ne po afrohemi në fundin e mandatit tonë, gjithsesi unë dëshiroj që të lëmë diçka pas. Diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për procesin e zgjerimit, që procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit apo me mënyra të ndryshme administrative që ne i kemi apo me agjenci të ndryshme, po është proces integrimi.
Ky proces integrimi do të thotë që ekonomia e Ballkanit Perëndimor, shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Europian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Pra kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan, me Planin e Rritjes.
Në fakt si plan është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim, ai do duhet të vazhdonte deri në 2027, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme. Pra dyshimin e ekonomive tuaja të Ballkanit Perëndimor, do të thotë që boshllëku i zhvillimit që tashmë është i konsiderueshëm, sepse po flasim për vende që kanë 50 % apo 30 % të zhvillimit përsa i përket për shembulll mesatares së Bashkimit Europian, krahasuar me të do të thotë që disa vende do të kenë arritur 100 % të këtij zhvillimi dhe ato vende që ndoshta mund të jenë më pas tashmë, do të arrijnë 60 % të këtij zhvillimi në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.
Pra ajo që ju po shihni tani përpara, ajo që keni përpara është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë dhe besoj që është shumë e qartë edhe nga fjalët që tha kryeministri, që tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë, duan pronësinë e këtij plani, por që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë në rast se ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i prani të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare.
Kërkesa ime e tertë ose dëshira në fakt që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush sot është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare, që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni dhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE për shtetet anëtare. Pra 19% e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027, por ama këto do të bëhen pjesë e ekonomisë sepse bazohet tek ekonomitë e këtyre vendeve sigurisht dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore, por e kam fjalën për shembull për vendet e punës, për rritjen ekonomike dhe këto para do të arrijnë në rast se ju si institucione financiare tregoheni të shpejtë, që do të thotë Banka Europiane e Investimeve, BERZH, FMN, të gjithë tani duhet që të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoni shumë më të shpejtë se sa jeni treguar më parë. Dhe me këto fjalë më lejoni që ta mbyll fjalën time dhe besoj që jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të bie dot më shumë dakord se kaq me Komisionerin për BEI, për BERZH e gjithë këto B që ata të jenë të shpejtë. Dua t’ia kaloj tashmë fjalën Gert Jan Koopman.
Gert Jan Koopman: I nderuar kryeministër, të dashur udhëheqës,
Thjesht për të plotësuar atë që u tha, së pari udhëheqësit që kemi të pranishëm sot dhe në fakt vetëm përpara pak javësh në Shkup kjo tregon në vetvete, është dëshmi për angazhimin tuaj dhe kështu tregohet dhe ritmi i shpejtë për të cilën foli dhe komisioneri, pra për të ecur përpara duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm, duhet të udhëhiqet nga lart që zbatimi të ndiqet.
Së dyti, nuk bëhet fjalë këtu vetëm për udhëheqësit vet, por siç e tha dhe kryeministri Rama kjo është një përpjekje e të gjithë shoqërisë, edhe e institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime, përndryshe nuk do t’ia dalim mbanë që të arrihet gjithçka për këtë rritje që ne kërkojmë
Së treti, vënia në zbatim është e vështirë, nuk është diçka e lehtë, është e vështirë për vendet e rajonit sepse ato vende do të duhet që të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me standardet e BE. Është gjithashtu e vështirë sepse disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale si për shembull CEFTA. Edhe për ne nga ana jonë duhet të jemi gjithë kohën aty për ju, përkrah jush dhe pika e katërt që dëshiroj të them është që ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar agjendën e reformave sepse e di që ligjvënësit do të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të prillit, cilësia do duhet të jenë shumë e lartë. Ne na keni krah jush, por ora po ecën dhe në 4 javët në vijim ne do të na duhet të kemi një produkt të një cilësie shumë të lartë në mënyrë që paratë, fondet të fillojnë të hyjnë në maj dhe përpara pushimit të verës. Faleminderit!’- tha Varhelyi.


