Samir Mane, Presidenti I Grupit Balfin ben realitet endrren e familjes Sorra per nje shtepi te re
Te gjithe e kujtojne historine e trishte te familjes Sorra, transmetuar dy muaj më parë ne emisionin “Stop”.
Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Teksa sot nuk jeton me, familja e tij, bashkeshortja dhe tre femijet, kane tashme nje shtepi te re e te ngrohte.
Ishte vete Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin, i cili pasi degjoi historine ju pergjigj menjehere thirrjes se Fundjave Ndryshe per te rindertuar shtepine e familjes Sorra te cilet fale ketij donacioni dhe gjesti bujar tashme ndodhen ne nje shtepi te re, te ngrohte dhe me kushte shume te mira jetese.
Humbja e kryefamiljarit eshte e pazevendesueshme, por krijimi i kushteve per nje jetese me te mire do tjua lehtesoje sadopak dhimbjen familjes Sorra.
“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: “Duke parë emisionin “Stop” dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmoj sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”
Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë Z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.






