• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Albanian Stars
Salihi ‘rilind’ në Austri: Jam gati të kontribuoj në kombëtare
Home
Kombëtarja
Albanian Stars

Salihi ‘rilind’ në Austri: Jam gati të kontribuoj në kombëtare

26 October, 2017 Q.Autor Albanian Stars, Futboll, Sport

Hamdi Salihi duket se po kalon një rini të dytë me skuadrën e Neustad në Ligën e Parë austriake. Bomberi shkodran shënoi 4 gola në sfidën e javës së kaluar ndaj Kapfenbergut. Në total në 15 javë, Salihi ka arritur të shënojë 13 gola duke qënë golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Në një prononcim për “Supersport” sulmuesi ka treguar për aventurën e tij në futbollin austriak, gatishmërinë për ekipin Kombëtar si dhe për ecurinë e Skënderbeut në këtë sezon.

Shkëlqimi me skuadrën austriake dhe mundësitë për tu ngjitur në Bundesligë

“Po shkon pak ndoshta edhe jashtë parashikimeve, por ndihem mirë sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar shumë dhe gjithçka po funksionon perfekt. Pastaj pak rëndësi ka sa vite do të luaj, sepse këtë nuk e llogaris sa herë që bëj gol. E rëndësishme është që për sa kohë të luaj të mos bie poshtë këtyre niveleve dhe të mos behëm qesharak.

Mundësitë janë shumë të mëdha për tu kthyer prej këtij viti në Bundesligë, pasi dy skuadra ngjiten direkt ndërsa i treti shkon në “play-off”. Po të mbajmë këtë rritëm besoj që do t’ia arrijmë. Është pak e vështirë sepse Riedi dhe Insbruku janë ekipe më të organizuar dhe me më tepër traditë, por do të ishte e bukur ta arrinim këtë objektiv.”

Gatishmëria për të dhënë kontributin me Kombëtare

“Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë.

Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për tu afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë: vitet ecin dhe normalisht që trajneri besoj që ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin Kombëtar.”

Ecuria e Skënderbeut në këtë sezon

Kam parë disa ndeshje të Skënderbeut dhe të Vllaznisë. Skënderbeu është 100% ashtu si e kisha menduar. Edhe pse njerëzit mund të mendojnë se ritmi në Europë të lodh, por është e kundërta.

Ritmin që mban gjatë Europa Leagues e mban edhe në kampionat dhe bën diferencë me ekipet e tjera. Besoj se deri në dhjetor Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët dhe do të bëjë atë për të cilën është ndërtuar: Që të shpallet kampion. Që në fushë atë ditë (ndeshja me Kukësin) e mora vendimin se koha ime në kampionatin shqiptar kishte mbaruar.

Ishte e mjaftueshme ajo që kisha kaluar. Më vjen keq për gjestin dhe gjithçka, por ato janë gjëra që i takojnë së kaluarës dhe mund ti ndodhin kujtdo. Më vjen mirë që Skënderbeu është kthyer shumë shpejt dhe ka ditur të kalojë situatat e vështira të atij fund-kampionati.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LULJETA PROGNI: Qejfet e atij parrizi
Previous article Me kë politikan e kishte Donald Lu që “ka bërë krime të tmerrshme dhe I ka shpëtuar drejtësisë”?

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT