Debate në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, mes opozitës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, teksa disktohej buxheti.
Deputeti demokrat Ervin Salianji duke u ndalur në situatën në vend, i ka adresuar disa pyetje ministrit Xhafaj, duke i kujtuar se ai po vazhdon të qeverisë me stafin e Tahirit dhe nuk ka ndonjë ndryshim prej paraardhësit.
Salianji: Ju thatë se nuk e shkarkoj drejtorin nga shqetësimet tuaja, ju thatë se performanca nuk matet nga shqetësimet politike, por harroni se ai tip që ju keni aty në pjesën më të madhe janë ekipi i ish ministrit të Brendshëm që sot duhet të ishte në burg, por ju e mbajtët në kurriz, duke mos ia dorëzuar policisë, dhe sot e gjithë ditën janë kapur tonelata me drogë në Itali, por nuk shihen. Ju flisni sikur jeni ministër për rregullimin e fasadave, këto i ka bërë më mirë paraardhësi juaj, se merrte 5 mln euro në muaj nga krimi, nuk është cështje bojatisje, e as e marrjes me qetësi sikur nuk po ndodh gjë, është cështje e vullnetit politik, ju keni vetëm seriozitetin në fjalë ndryshe nga ministri i mëparshëm. Por në akte dhe veprime konkrete sesi do goditet krimi, ju jeni po njësoj si paraardhësit me të njëjtën drejtues. Mos bëjmë sikur jemi në normalitet, sikur po diskutojmë për disa fasada, ndërkohë që tentojmë të mbulojmë gjendjen reale të vendit. Ti je njesoj si Tahiri. Nuk ke marre asnje mase per tonelatat me droge dhe lidhja e qeverise me krimin vazhdon. Ne policine e shtetit vijon te kete bandite qe favorizojne krimin. Ju jeni pjese e nje qeverie ilegjitime te ardhur me vota te blera nga droga.
Felaj: Asnjë fjalë për buxhetin, qeverisja ka filluar dhe ka shprehur vullnet të plotë në luftën kundër krimit, ishim mbledhur për buxhetin
Xhafaj: Të jem i sinqertë nuk i futem sa tonelata janë kapur, nuk do ishte e dobishme, nuk jam për të parë cfarë ka ndodhur, por për të bërë cfarë duhet bërë, nëse ju thoni se, nuk pajtohem me shumë gjëra, edhe me tonalitetin dhe gjuhën, pata mirësinë tu dëgjoj, nëse e marr me qetësi a nervozizëm po jam shumë i qetë, por me përgjegjësinë që më njeh Kushtetuta. Ti shoh fenomenet si jam, me retorikë nuk trajtojmë e zgjidhim. Nuk u ndjeva mirë, nuk duhet të ndiheni as ju e as kolegët me disa terma ndaj policisë, ndaj meje përdorini cdo lloj gjuhe, nuk e kufizoj, por termi bandë në policinë e shtetit nuk është i duhur, ju sugjeroj se ky lloj termi nuk është i përshtatshëm, nëse do thoni që ka njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë, e kam thënë dhe jam duke vepruar.
Noka: Ka banditë aty, ka banditë
Myslim Murrizi: Kur thua s’ka bandite ne Policine e Shtetit perse i shkarkove 12 drejtoret e policive te qarkut? Se nese nuk kishit indicie nuk i shkarkonit kot se ndryshe ju hedhin ne gjyq dhe ju marrin parate ata.


