• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sali Berisha sulmon eurodeputetin Knut Fleckenstein: Është ai që qëndron pas sulmeve amerikane ndaj PD-së…
Home
Shqipëri

Sali Berisha sulmon eurodeputetin Knut Fleckenstein: Është ai që qëndron pas sulmeve amerikane ndaj PD-së…

28 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Sali Berisha në intervistën e tij dhënë për FAX Neës, ka sulmuar ashpër edhe eurodeputetin dhe raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Sipas tij, është pikërisht ky i fundit ai që qendron pas raportimeve për financimet ruse të PD-së.

Sipas Berishës, eurodeputeti gjerman ka mbledhur 5 shoqata sorosiane duke u thënë se ‘ato deklarata që bën Berisha kundër Soros, e shtynë rusët’.

“Kush i fryn fushatës pro ruse?

Eshtë Soros një nga më kryesorët.

Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen, thotë se këto m’i nxit Putin.

Nga i di unë këto? Po jua tregoj. Eshtë një deputet gjerman që quhet Fleckenstein.

Kam patur muhabet me të dhe prapë ruaj një lloj respekti.

Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros, është e habitshme, se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët, që të bëj deklarata të tilla.

Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje, por mos e dëgjo.

Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtynë rusët.

Pra çfarë kuptova unë me këtë.

Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij antidemokratike, që ai zhvillon në vendet ish-komuniste”, tha Berisha.

Ai akuzoi dhe revistën amerikane ‘Mother Jones’, si të financuar nga Soros dhe që duhet hedhur në gjyq.

“Problemi është se ‘Mother Jones’ është një gazetë e financuar nga Soros, e cila mendoj unë se duhet hedhur në gjyq.

Duhet konsultuar me juristë të shquar amerikanë dhe në rast se rezulton se mund të paditet për shpifje, ajo meriton të shkojë në gjykatë.

Byroja federale dhe prokuroria të bëjnë hetimet më të thelluara dhe do dalë prapë se PD nuk ka marrë asnjë qindarkë nga kompani ruse, do dalë se PD nuk ka patur asnjë kontratë apo kontakt me kompani ruse dhe shërbimet e tyre.

Se çfarë mund të jetë thurur ato pastaj hetimi do i sqarojë dhe PD është e interesuar për hetimin”, tha Berisha. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është reperi që i bën Diss "Gang Gang" të Feros (FOTO/VIDEO)
Previous article Elvana Gjata nuk rresht së postuari/ SEKSI dhe provokuese në të njëjtën kohë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT