Sali Berisha i është rikthyer sulmit ndaj televizionit kombëtar Top Channel pas disa vitesh “paqe”.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri shkruan se ky televizion ka gënjyer për llogari të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Fake News apo turp lajm nga Top Channel!
Te dashur miq, ne nje klase te shkolles Osman Myderizi ra tavani dhe mesuesja perfundoi ne spitalin e traumes, te ciles i urojme sherim te shpejte.
Por dje Top Channel, ne nje lajm te gjate mashtroi per llogari te Erion Velise se rikonstruksioni i fundit i shkolles eshte bere ne vitin 2004.
Ky ishte nje fake news apo lajme i rreme apo nje turp lajm.
Pergeneshtrimin me te plote te ketij lajmi e ben faqja e FB e Lal Plehut dhe fotot qe provojne se shkolla Osman Myderizi eshte rikonstrukutuar ne vitin 2016!
Me kete rast dua ti them autorit te fake news apo atij qe e ka porositur; mendoni njehere sikur te kishit patur femijen tuaj ne ate klase! sb,” nënvizon Berisha në Facebook.