• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Salah rrëfen anën e dhimbshme të sukseseve të tij: Bëja 9 orë rrugë me autobus për 2 orë stërvitje
Home
Futboll

Salah rrëfen anën e dhimbshme të sukseseve të tij: Bëja 9 orë rrugë me autobus për 2 orë stërvitje

24 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Në një intervistë për faqen zyrtare të Livepool në internet, i pandalshmi Mohamed Salah ka folur për sakrificat e pabesueshme që ai ka bërë kur ishte i ri. Një histori që ju jep panoramën e vështirësive të jashtëzakonshme gjatë udhëtimit të tij në sportin më të bukur… Salah tregon se ishte mësuar të nisej që në 9:00 për në fushën stërvitore dhe të kthehej në shtëpi në 22:00 ose 22:30, duke marrë të paktën pesë linja të ndryshme autobusi që të mbulonte këtë distancë.

“Për pesë ditë në javë, çdo javë për tre apo katër vjet, unë do të bëja këtë rrugë: Dilja në 9 të mëngjesit për të mbërritur në një fushë stërvitore rreth orës 2 apo 2 e gjysmë në drekë. Stërvitja fillonte në 16:00. E mbaroja stërvitjen rreth orës 18:00. Mbërrija në shtëpi në dhjetë të darkës, ushqehesha, flija gjumë dhe të nesërmen bëra të njëjtën gjë.”

“Në fillim luajta për një klub që ishte gjysmë ore larg fshatin ku kam lindur në Basyoun, – tha sulmuesi. – Më pas firmosa për një klub në Tanta, që është një orë e gjysmë larg. Prej andej shkova te “Arab Contractors” në Kairo, kështu që më duhej të udhëtoja 9 orë në ditë, katër orë e gjysmë vajtje, katër orë e gjysmë ardhje, për pesë ditë në javë, vetëm që të stërvitesha. E lashë shkollën shumë i vogël që të merresha me stërvitjen. Në fillim shkova nga ora 07:00 deri në 09:00 sepse paraqitja një leje nga klubi që më lejonte të largohesha. Kjo dalë nga dalë u bë e pamundur. Por mendoj se tani gjithçka do të kishte vazhduar të ishte po aq e vështirë nëse nuk do të isha bërë futbollist.”

Image result for Mohamed Salah

“Për pesë ditë në javë, çdo javë për tre apo katër vjet, unë do të bëja këtë rrugë: Dilja në 9 të mëngjesit për të mbërritur në një fushë stërvitore rreth orës 2 apo 2 e gjysmë në drekë. Stërvitja fillonte në 16:00. E mbaroja stërvitjen rreth orës 18:00. Mbërrija në shtëpi në dhjetë të darkës, ushqehesha, flija gjumë dhe të nesërmen bëra të njëjtën gjë. Dhe kjo nuk ishte vetëm me një autobus. Më duhej të hipja në tre, katër apo pesë linja të ndryshme, vetëm që të shkoja në stërvitje dhe më pas të kthehesha në shtëpi,” – tregon futbollisti që i dha fund “skamjes” në momentin që firmosi kontratën me Bazel, në moshën 19-vjeçare.

“Nuk mund t’ia u garantoj se kisha bindjen që do t’ia dilja, por që në moshën 14-vjeçare flija duke menduar se do të bëhem një ndër futbollistët më të mirë. Por ndoshta kjo është ëndrra e çdo 14-vjeçari…”

Salah u zgjodh futbollisti më i mirë afrikan në vitit dhe gjithashtu po shkëlqen në Premier League ku në muajin nëntor doli lojtari më i mirë i kampionatit anglez. Për të, rikthimi në Anglo, pas përvojës së hidhur me Chelsea, ka rezultuar një lëvizje e shkëlqyer. Salah e ka pasur gjithmonë ëndrrën për t’u bërë një nga më të mirët. “Ashtu si e thashë ishte një kohë shumë e vështirë për mua por unë isha i ri, një fëmijë dhe gola të bëhesha futbollist. Unë doja që të vija emër në futboll dhe me këtë ëndërr flija çdo natë. Doja të bëhet lojtar i veçantë, ndër më të mirët,” – tregon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea e 'fiksuar' pas Nainggolan, mesfushori belg merr vendimin e bujshëm
Previous article Nertili tregon tragjeditë e jetës dhe dashurinë për gruan 11 vjet më të madhe

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT