• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAKRIFICAT” E MOTRAVE GASHI/ Vazhdojnë betejën e tyre me Kolegjin, por refuzohen… sërish!
Home
Sociale

“SAKRIFICAT” E MOTRAVE GASHI/ Vazhdojnë betejën e tyre me Kolegjin, por refuzohen… sërish!

23 April, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Për herë të dytë, prokurorja e shkarkuar Rovena Gashi, kërkoi të ketë përfaqësuese ligjore motrën e vet, gjyqtaren Ema Gashi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzoi sërish kërkesën ndërsa Gashi kërkoi më shumë kohë që motra të japë dorëheqjen si gjyqtare.

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurorja e shkarkuar Rovena Gashi paraqiti një kërkesë të dytë për t’u përfaqësuar në procesin e apelimit të çështjes së saj nga e motra, Ema Gashi, e cila është njëkohësisht gjyqtare. Në seancën e 23 prillit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzoi kërkesën për herë të dytë. Në të dyja rastet, kolegji gjykoi se gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të kryejnë rolin e mbrojtjes.

Seanca e së martës u hap me kërkesën e Gashit dhe me tërheqjen e trupës gjykuese në vendim të ndërmjetëm. Pas refuzimit të dytë, Gashi kërkoi shtyrje të seancës duke e konsideruar procesin me probleme dhe të parregullt.

“Kërkoj minimalisht dy javë kohë. Kërkojmë kohë që Ema të japë dorëheqjen për të bërë të mundur mbrojtjen time”, u shpreh ndër të tjera prokurorja Gashi. Ndërkohë, kryesuesja e trupës së KPA, Albana Shtylla i tërhoqi vëmendjen gjyqtares Ema Gashi që të mos i jepte sugjerime motrës së saj, por të zhvendosej në vendet e përcaktuara për publikun.

Trupa u tërhoq sërish për të marrë vendim të ndërmjetëm lidhur me kërkesën për shtyrje, e cila u pranua. Seanca tjetër u përcaktua për datën 6 maj, ora 10.

Gashi u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2018, por e apeloi vendimin duke argumentuar shkelje. Shkaku kryesor i shkarkimit ishte mosjustifikimi i pasurisë familjare të prokurores Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina.

Rovena Gashi dhe Dritan Gina mbanin poste drejtuese në organin e akuzës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, por të dy u ulën në detyrë menjëherë pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë në dhjetor 2017.

Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores. Po ashtu Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rrëzoi një kërkesë të çiftit kundër vendimit për pezullimin e tyre. Megjithatë pasi Gashi ishte shkarkuar nga KPK, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e Markut për pezullimin e tyre nga detyra. Gashi dhe Gina po ashtu ishin nën hetim për “fshehje të pasurisë” dhe ishin pezulluar me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Çifti i cilësoi akuzat si hakmarrje personale të Markut, pas padive që ata bënë më herët kundër saj. BIRN mësoi se më kërkesë të Prokurorisë së Fierit dhe me miratimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, çështja penale ndaj bashkëshortëve Gina-Gashi është pushuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇA FYTYRE SIKUR KE LUJT NË KAZINO"/ Komentet PIKANTE të ditës, çfarë u shkruajnë fansat VIP-ave (FOTO)
Previous article "VDIQ NGA NJË REAKSION"/ Si e ZBULOI nëna që vajza u vra dhe përdhunua nga...

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT