• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAIMIR TAHIRI TE KRIMET E RËNDA/ Ja akuzat që ka ngritur prokuroria
Home
Breaking News

SAIMIR TAHIRI TE KRIMET E RËNDA/ Ja akuzat që ka ngritur prokuroria

28 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I cili ashtu si pritej, kete mesdite ka mberritur te Krimet e Renda, ku edhe do t’i behen te ditura akuzat.

Referuar burimeve, Krimet e Rënda do të kërkojnë të marrin të pandehur ish-ministrin për dy akuza, atë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

 

Ndërkohë, në një reagim për mediat gjatë ditës së djeshme, avokati Maksim Haxhia, u shpreh se as ata si mbrojtje, nuk ishin në dijeni të materialit, pasi ende nuk e kishin marrë në dorëzim. Kujtojmë se disa javë më parë, Gjykata urdhëroi organin e akuzës që deri në datën 10 mars, të mbyllnin të gjitha veprimet hetimore ndaj ishministrit dhe të merrnin një vendim për fatin e dosjes.

Pas njohjes me akuzat, sot në orën 13:00, pritet që brenda 10 ditëve të zhvillohet seanca paraprake ku Gjykata do të dëgjojë kundërshtimet e mbrojtjes dhe vlerësojë hetimet e kryera deri më tani. Rreth 17 muaj hetime zhvilloi Prokuroria për Krime të Rënda për Saimir Tahirin, ndërsa gjatë kësaj kohe kërkoi plot 5 herë zgjatjen e tyre me pretendimin se ishin duke pritur letërporosi nga autoritetet italiane dhe ato të Malit të Zi.

Një hetim që u nis me pesë prokurorë, përfundoi me tre prej tyre: Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela, të cilët jo më pak se një muaj më parë, vendosën të zgjasnin hetimet deri në muajin prill, për të pritur edhe një letërporosi të fundit nga italianët, por ky vendim u kundërshtua nga Tahiri, i cili në përballjen e tretë në Gjykatë me Prokurorinë, merrte “fitoren” e tretë.

Ndërkohë, përballja e radhës pritet të jetë brenda 10 ditëve nga dita e nesërme, kur Gjykata do të duhet të marrë një vendim, i cili mund të jetë kalimi i dosjes për gjykim, kthimi i saj në Prokurori për të kryer disa veprime të tjera hetimore të urdhëruara prej saj ose pushimin e çështjes. Më herët, Prokuroria e Katanias mbylli dosjen për ishministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogë. Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj”, që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

HETIMET

Referuar hetimeve të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda për verifikimin e të dhënave të marra nga autoritet italiane, kanë rezultuar disa fakte që, sipas Akuzës, e implikojnë më shumë ish-ministrin. Referuar dosjes hetimore, përpos përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër, që sipas akuzës implikon Tahirin, është edhe shitja e makinës tip “Audi” kushërinjve të tij.

Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013, për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe ia ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime, është shprehur prokurori Besim Hajdarmataj në seancën për vlerësim mase ndaj ish-ministrit. Një pikë tjetër ku është mbështetur Prokuroria është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët që duhet të kontrolloheshin nga Policia. Sipas Prokurorisë, kjo ka ndodhur në disa episode, ndërsa specifikohet rasti i trafikut me peshkarexhën “Fatima”, e ngarkuar nga vetë Moisi Habilaj.

NË GJYKATË, EDHE ISH-DREJTORI I VLORËS

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet edhe për tre ish-policët, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, duke i marrë si të pandehur. Për ish-zyrtarët, Prokuroria thotë se ka një sërë përgjimesh që i implikojnë, ndërsa janë konstatuar kontakte të shpeshta dhe ngushta të tyre me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të afërm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Të tre policët janë në arrati që prej nëntorit të 2017-ës, dhe ndërsa Çela dhe Kohila gjatë kësaj kohe janë bërë të gjallë duke ankimuar vendimet e Prokurorisë, Sokol Bode duket se është zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja çfarë surprize ka përgatitur Capital T për fansat (FOTO)
Previous article ICARDI LARG INTERIT/ Por Maksi Lopez e “burgos” në Itali, ja arsyeja

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT