Ish ministri i Brendshem Saimir TAHIRI e mëson vendimin e arrestit shtëpiak të marë ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Renda, ndërsa ishte duke pirë kafe tek lagjia e tij, në shoqërinë e personazhit të njohur.
Saimir Tahiqi ndodhej tek kafja poshte pallatiti te tij ne zonen e Kodres se Diellit ne periferine perendimore te qytetit te Tiranes, kur prokuroret kane mberritur ne shtepine e tij per ti komunikuar masen e arrestit shtepiak te mare nga Gjykata e Krimeve te Renda.
Ai ka qene ne shoqerine e Maks Haxhise, avokatit te tij i cili eshte nje nga juristet me te njohur ne vend, ish Prokuror i Pergjithshem i Shqiperise.
Kjo do te thote se Tahiri ka qene ne dijeni te faktit dhe se ka qene duke e pritur ardhjen e Prokuroreve.
Liljana Bako gjyqtarja qe firmosi vendimin e arrestit per Tahirin tek Krimet e Renda eshte nje gjyqtare me pervoje dhe ka mare disa vendime te rendesishme ne karrieren e saj realativisht te gjate. Ajo ka firmosur me pare edhe vendimin per bllokimin e pasaportes se Saimir Tahirit per te mos dale jashte Shqiperie. Nje vendim ky qe u rrezua ne Apel dhe pas te cilit ish ministri i Brendshem rifitoi te drejten e perdorimit te pasaportes.


