Shqiptarët kanë një veti që duket se na bën që të ndjehemi ose të përpiqemi për të qenë ose të parët ose të fundit në rajon, në kontinent apo në botë. Shembujt janë gjithnjë e më të shumtë dhe në çdo fushë të jetës.
I tillë duket edhe rasti i një biznesmeni me emrin Sahit Muja i cili mbrëmë deklaroi me bujë nëpërmjet një postimi në fb e tij, se ia kishte dalë me kompaninë e tij të zbulonte një ndër rezervat më të mëdha të kromit në botë, në një minierë në Zogaj të Tropojës.
Nëse e dëgjon ka shumë pyetje që lindin pas kësaj: A kemi të bëjmë me një investitor shqiptar largpamës dhe me fat, apo me një që në rastin më të mirë mund të cilësohet delirant? Nëse ajo që ai deklaron është e vërtetë, si është e mundur që ky lajm të kalojë në heshtje nga mediat, nga ministri i linjës përkatëse, nga qeveria dhe Kryeministri apo mediat botërore?!
Për çfarë bëhet fjalë?
Magnezi mendohet se do të jetë metali i së ardhmes dhe me potencial biznesi që vlerësohet në triliona dollarë. Një nga rezervat më të mëdha në botë të xeherorëve të magnezit është zbuluar në Shqipëri, pikërisht në Tropojë, vendlindja e presidentit të kompanisë “Albanian Minerals” Sahit Muja. Për këtë të fundit thuhet se pikërisht magnezi mund ta bëjë në një të ardhme jo fort të largët njeriun më të pasur në botë.
Kompani Albanian Mineral, zotëron për momentin minierat më të mëdha në kromit në Shqipëri dhe Evropë. Muja tregon se përmbajtja e Magneziumit është +55% në këtë minierë që ka përmbajtjen më të pasur të magneziumit në botë. Çmimi i Magneziumit të pastër në treg është 3200 dollarë për ton metër. Çmimi i shkallës së ulët të magneziumit është 100 dollarë FOB.
Në një postim të bujshëm, sipas Sahit Muaj-s në një prej zonave krombajtëse në Tropojë është gjendur një masiv kromi me një vlerë të konsideruesheme. Ky zbulim është bërë në Zogajt të Tropojës.
Çfarë deklaroi biznesmeni?
Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni i cili pretendon se ka zbuluar në vendin e tij rezervën e kromit me sasinë më të madhe në botë.
Por, kush është Sahit Muja?
Jeta e tij nuk ka qënë gjithmonë kaq e lehtë dhe e qetë. Shumë vite më parë Muja është larguar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Turqisë ku ju përkushtuar sportit të boksit. Gjatë atyre viteve ai u plagos gjatë një atentati i cili bëri shumë bujë në shtetin turk pasi truprojat e tij eleminuan atentatorin.
Mbasi punës së tij të palodhur Muja arriti të krijonte emrin e tij me influencë dhe u transferua në Sh.B.A jo siç shkoi në shtetet fqinje, por si një biznesmen i fuqishëm.
C.E.O-ja i mineraleve, thotë në një intervistë për CNN : “Ne kemi një leje të përjetshme për të nxjerrë këtë mineral nga Tropoja, ku rezervat e të cilit vlerësohen të jenë rreth 20 miliardë tonë. Nevoja për këtë mineral do të rritet në mënyrë drastike dhe prodhimi nuk do të mund të përballojë kërkesën e madhe.”
Magnezi ka potencial që të përdoret si ‘karburant’ për makinat elektrike në formën e baterive, të cilat rimbushen për vetëm 10 minuta sipas testimeve të bëra nga ‘Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë’, jo vetëm kaq por ky mineral përdoret edhe në agrikulturë, ndërtim, industrinë kimike, sektorin e energjitikës etj.


Përgatiti: AlpeNews.al




