Ndërkohë që dëbora ka mbuluar vendin, e ndoshta të parën Korçën, qytetarët e saj i ka zënë një hall shumë I madh.
Mos u shqetësoni, shtëpitë janë në rregull edhe atë vetë mirë. Por problemi janë sahatet e ujit. Si do ti mbizotërojnë ato të ftohtit?
Ujësjellësi “pe Korçe” sapo dha super zgjidhjet!
Njoftim i Ujësjellësit Korçë:
Të dashur qytetarë! Me rastin e ftohjes së motit dhe ngricave, ju bëjmë me dije se duhet të kujdeseni më shumë për tubat dhe sahatet e ujit.
Mbështillini tubat me batanije, vishuni dorashka, kapuçë dhe triko leshi që të mos ftohen, dhe silluni që ata ta ndiejnë dashurinë tuaj.
Ndërsa sahatin e ujit ftojeni për darkë dhe këndojini dhe ndonjë ninullë kur ta vini të flejë.
Vetëm në sajë të dashurisë suaj të pakufishme ata nuk do të ngrijnë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju bëjmë me dije se në rast se ata do të ngrijnë do t’i paguani vetë kostot për tuba dhe sahatë të rinj.