• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit
Home
Breaking News

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

3 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e 69-vjeçarit Viktor Bardhi këtë të enjte në Mirditë dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima.

E fundit përplasje plumbash mes fiseve vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.

Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.

Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë. Familja Bardhi dhe Gjini, njihen për miqësitë me njëra- tjetrën.

Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.

Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.

Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij në shtator. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

Kristian Bardhi allias Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025. Autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata
Previous article EMRAT/ Plas sherri mes dy shoferëve në Kavajë, njëri prej tyre bëhet për spital

s.autor

Postime të ngjashme

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

EMRAT/ Plas sherri mes dy shoferëve në Kavajë, njëri prej tyre bëhet për spital Aktualitet

EMRAT/ Plas sherri mes dy shoferëve në Kavajë, njëri prej tyre bëhet për spital

E RËNDË NË VLORË/ 10 persona të armatosur shkojnë për t`i vendosur 5 mln euro gjobë pronarit të një hoteli, pas sherrit 2 aksidentohen gjatë arratisjes Aktualitet

E RËNDË NË VLORË/ 10 persona të armatosur shkojnë për t`i vendosur 5 mln euro gjobë pronarit të një hoteli, pas sherrit 2 aksidentohen gjatë arratisjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT