• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAFARI PARK ZOO”/ Pronarët sfidojnë shtetin, s’pranojnë të lirojnë kafshët, inspektori: Transferimi do bëhet sot!
Home
Breaking News

“SAFARI PARK ZOO”/ Pronarët sfidojnë shtetin, s’pranojnë të lirojnë kafshët, inspektori: Transferimi do bëhet sot!

28 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende e pafinalizuar çështja e transferimit të kafshëve nga kopështi zoologjik në Fier, Safari Park Zoo, që u pagëzua me emrin, “Kopështi zoologjik i ferrit.” Report Tv mëson se forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët e Mjedisit, specialist të ardhur nga Tirana, ndodhen tek dera e Safari Park për të ekzekutuar vendimin për transferimin e 13 kafshëve, midis tyre, 4 luanë drejt Tiranës.

Dera kryesore e këtij parku është e mbyllur dhe pronarët megjithëse nuk ndodhen në këto ambiente, nuk pranojnë të lejojnë autoritetet që të ekzekutojnë vendimin.

Avokati i subjektit, Elvis Sulejmani, në një prononcim për gazetarët ka thënë se nuk do të bëhet sot transferimi i kafshëve, pasi sipas tij, subjekti në fjalë i ka përmbushur detyrat e vendosura nga inspektoriati.

Në datën 17 të këtij muaji është paraqitur një grup inspektimi, pas një lajmi të dalë nga mediet e huaja dhe portalet. Ka ardhur grupi i punës, ka mbajtur një proces-verbal dhe është vendosur që aktiviteti do të mbyllej. Ligji për faunën e egër dhe ligji për inspektimin e parashtron shumë qartë sesi duhet të veprohet. Prej 15 vitesh Safari vepron në kushte ligjore. Kushtet kanë qenë: Të paraqiten analizat e kafshëve, të zbatohen rregullat e ligjit për inspektim dhe të paraqiten kartelat mjekësore. Afati për të mbushur këto detyra fillon në 18, 8 ditë janë 8 ditë efektive pune. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat tona. Ka dalë informacioni që ne kemi mbushur detyrat, dhe inspektoriati vjen në një ditë pushim. Për shkaqe  familjare pronari ndodhet në Vlorë, s’është i hapur aktiviteti sot. Si mund të futen dhe të marrin kafshët? Administratori s’është. Unë flas me fakte. Nga e hëna deri në orën 20:00, Safari Park Zoo, do të jetë i hapur për vizitorët.

Elvis Sulejmani, avokati i subjektit Safari Park Zoo

Nga ana tjetër, Anduel Xhaliaj, drejtor i Policisë Pyjore, ka thënë se ndërhyrja do të bëhet sot, pasi kafshët janë vetëm dhe të paushqyera.

Kopështi duhet hapur patjetër sot, pasi kafshët janë të paushqyera dhe pa njerëz brenda. Masat do merren menjëherë, presim ekspertë të policisë dhe prokurorisë. Subjektit i është lënë afati 8-ditor të sjellë dokumentet, por s’ka sjellë asnjë document. Në bazë të ligjit, sot duhet të mbyllet menjëherë aktiviteti dhe do bëhet sekuestrimi i kafshëve që janë në robëri. S’e dimë nëse kafshët janë të lidhura apo janë të lira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ter Stegen mesazh MESSIT: Relaksohu mik, do t’i japim një LEKSION të mirë REALIT
Previous article POGBA RIKTHEHET TEK JUVENTUSI/ “Ëndrra” mund të realizohet në JANAR

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT