• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SA ZGJAT IMUNITETI NGA VIRUSI? Brataj: 8 deri në 12 muaj, pas kësaj qytetarët duhet të… (E PLOTË)
Home
Intervista

SA ZGJAT IMUNITETI NGA VIRUSI? Brataj: 8 deri në 12 muaj, pas kësaj qytetarët duhet të… (E PLOTË)

22 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”. Një hapësirë e intervistës në studio iu kushtua pyetjeve të publikut. Qytetarët pyetën mjekun e njohur për shumë tematika që lidhen me COVID-19.

Brataj tha se studime të shumta tregojnë që virusi prodhon antitrupa në organizëm deri në 12 muaj, ndërsa shtoi se është ende e paqartë nëse qytetarët do të duhen t’i nënshtrohen një tjetër vaksine pas përfundimit të kësaj kohe.

Ai tha se gjaë periudhës së pandemisë, një tregues tjetër i mirë ishte fakti që qytetarët mësuan se shërbimi mjekësor ekziston.

Ai nxiti qytetarët që për çdo këshillë apo shqetësim që do të kenë të telefonojnë 127-ën.

Sa kohë na mbron vaksina anti-COVID. Në vjeshtë ose dimër duhet ta ribëj vaksinën?

Skënder Brataj: Ne 1 vit kemi që kanë nisur vaksinimet, nga janari kanë nisur në Shqipëri. Studimet e fundit kanë treguar që ka një zgjatje të madhe. Mendohet që të jetë si viruset e tjera që ka dhe disa vite, ose mendohet që mbrojtja të jetë e përhershme. Antitrupat mendohet se qëndrojnë në trup deri në 12 muaj. Studimet po bëhen në kohë të ndryshme. Unë mendoj që do të ketë edhe nga antitrupat do të qëndrojë më gjatë.

Ka rënë fluksi i telefonatave te 127?

Skënder Brataj: 
Ka mbetur te 2 mijë thirrjet. Njerëzit kërkojnë ndihmë për gjithçka. Deri në këto momente që nga 9 marsi i vitit të shkuar janë gjithsej mbi 900 mijë telefonata. Njerëzit provuan që ka një shërbim që përgjigjet në 24 orë çdo ditë.
215 mijë këshillime në këto muaj s’janë prapë. Ky shërbim do të jetë dhe numrat do të jenë të njëjtë. Sa i përket COVID-it janë shumë të ulëta telefonatat. Njerëzit janë të lodhur dhe kërkojnë që problemet e vogla t’i zgjidhin vetë.

A ka diferencë nga një vaksinë në tjetrën, sa i përket mbrojtjes?

Skënder Brataj: Ka ndryshime mes vaksinave, nga ato që kanë raportuar prodhuesit. E mbani mend kur doli ideja e një dozë të tretë të PFIZER-it. Fauci tha që kjo vlerësohet nga ekspertët, e jo prodhuesit. E rëndësishme është që çdo vaksinë ka një shkallë të lartë imuniteti. Të mbrojtur janë gjithmonë. Kështu që vaksinimi, kalimi i sëmundjes dhe masat, besoj që janë armët më kryesore. Të keqen më të madhe e kemi kaluar.
Kur do t iki plotësisht pandemia?
Besoj nga pranvera e vitit që vjen.

Duke iu referuar rastit të futbollistit të Danimarkës Christian Eriksen, Brataj, tregoi të gjitha rrugët që duhet të ndjekë një qytetar ku ndeshet me situata të arrestit kardiak.

Mjeku sugjeroi, që qytetarët në të tilla raste të telefonojnë 127-ën dhe me ndihmën e mjekëve të mësojnë se si dhurohet ndihma e parë. Kjo sipas mjekut do të jetë thelbësore për shëndetin e të sëmurit.

“Kur flasim për arrest kardiak siç ndodhi në atë moment, derisa të vijë profesionisti duhen 10 minuta. Ne tentojmë të blejmë kohën, edhe për një qytetarë që nuk ka bërë trajnim, e mësojmë se si të reagojë dhe të shpëtojë. Nëse ne 10 minuta 15 minuta nuk bëjmë asgjë, mund ta rikthejmë në jetë, por individualiteti është i madh. Sytë e duart e qytetarit, janë sytë dhe duart tona.

Nëse një person e prek dhe flet e nuk të përgjigjesh, pickoje, nëse s’të përgjigjet, vendose të shtrirë me bark, e ta shtyjmë fort gjoksin e tij. Ato 5 litra gjak që janë në qarkullim, do të thotë që marrin oksigjen. Ndërkohë ekipi është nisur. Kur shtypim gjoksin, i kemi garantuar jetën dhe cilësinë e jetës. U pa më së miri te rasti i Eriksen. Ne këshillojmë 127 sepse do të merret një orientim. Ka pasur raste, ku një person nga Golemi ndoqi këshillën tonë dhe ai person mbijetoi”, përfundoi Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHOHET "BOMBA" E MERKATOS/ Pedulla: Reali ka arritur marrëveshjen, por duhet të paguëj 175 milionë euro
Previous article "MË MORE ME SHKELMA"/ Mesfushori Vidal dhe Suarez “sqarohen” pas ndeshjes për "Copa America" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT