• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SA ZGJAT IMUNITETI NGA COVID-19?  E zbulon epidemiologu: Ja kur ndodh riinfektimi, virusi nuk do të mposhtet nga…
Home
Sociale

SA ZGJAT IMUNITETI NGA COVID-19? E zbulon epidemiologu: Ja kur ndodh riinfektimi, virusi nuk do të mposhtet nga…

28 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, ndalet në një postim të gjatë në ‘Facebook’ tek imuniteti ndaj SARS-CoV-2, duke u shprehur se deri më tani është bazuar vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.

Duke iu referuar faktit që u kuptua që në fillim se të gjithë personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa fillojnë dhe bien, mjeku thotë se kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, “duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit”.

Mesazhi i mjekut:

❗️ “Shkruaj çka nuk duhet harruar.”
Cit.: Isabel Allende
👉🏼 SARS-CoV-2: Virus i ri!
👉🏼 Imuniteti qelizor: Sistem i vjetër, gati për çdo virus të ri!
Miqtë e mi, në frenezinë e shkaktuar nga COVID-19, shumë prej informacioneve të njohura prej kohësh u harruan ose u vunë në plan të dytë!
Ky është fati i zakonshëm i informacioneve më të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga popullata e gjerë.
Për kohë të gjatë diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.
👉🏼 Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë.
😱 Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit.
😱 Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore.
👉🏼 Miq, sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë.
👉🏼 Në fakt është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore.
📑 Për mënyrën si vepron MHC dhe përgjigja qelizore ndaj viruseve do të rikthehem në postime të tjera, por për të interesuarit këshilloj librin:
“Immunobiology: The Immune System in Health and Disease. 5th edition.” Janeway CA Jr, Travers P, Walport M, et al. New York: Garland Science; 2001.
Poligjeniciteti dhe polimorfizmin gjenik e bën shumë më të vështirë edhe testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe paraekzistues, edhe pse virusi është i ri.
❗️ Së pari, le të kujtojmë qëndrimet zyrtare të pandemisë së H1N1 të vitit 2009:
🚫 2005: OBSH-ja deklaron se shumica e njerëzve nuk do të ketë fare imunitet ndaj një virusi pandemik.
📑 World Health Organization. Ten things you need to know about pandemic influenza. 2005. http://web.archive.org/…/influenza/pandemic10things/en.)
✅ 2009: OBSH-ja pranon se “cënueshmëria e popullatës nga një virus pandemik është PJESËRISHT I LIDHUR ME NIVELIN E IMUNITETIT PARAEKZISTUES NDAJ VIRUSIT”
📑 Considerations for assessing the severity of an influenza pandemic. Weekly Epidemiological Record 2009;84(22):197-202. https://www.who.int/wer/2009/wer8422.pdf

❗️ 🤯 ❗️ 2020: TË GJITHË E HARRUAM ÇFARË U THA NË VITIN 2009
❗️ Së dyti, çfarë thotë evidenca?
🇺🇸 Në SHBA:
👉🏼 U studian mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2.
📑 Grifoni A, et al. Cell2020;181:1489-1501.e15. .pmid:32473127
Sette A, Crotty S. Nat Rev Immunol2020;20:457-8.
🇳🇱 Në Hollandë:
👉🏼 U krye një studim i ngjashëm që raportoi reaktivitet të limfociteve T në 20% të personave të paekspozuar ndaj virusit.
📑 Weiskopf D, et al. MedRxiv 2020. doi:10.1101/2020.04.11.20062349.
🇩🇪 Në Gjermani:
👉🏼 Limfocitet T reaktive u zbuluan në 23 ndër 68 (34%) donatorë të shëndetshëm seronegativë ndaj SARS-CoV-2.
📑 Braun J, et al. MedRxiv 2020. https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2020.04.17.20061440v1
🇸🇬 Në Singapor:
👉🏼 U studiuan mostra gjaku përpara Korrikut 2019, dhe u gjetën limfocite T reaktive në 12 mostra ndër 26 (46.2%).
👉🏼 Në të njëjtin publikim vërehet se ndër personat seronegativë ndaj SARS-CoV-2, 7 ndër 11 (63.6%) shfaqën reaktivitet të limfociteve T ndaj koronavirusit të ri.
📑Le Bert N, et al. Nature2020;584:457-62.
👉🏼 Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në Angli 🇬🇧 dhe Suedi 🇸🇪.
📑 Ng K, Faulkner N, et al. BioRxiv. 2020. doi:10.1101/2020.05.14.095414.
📑 Sekine T, et al. Biorxiv 2020 https://www.biorxiv.org/…/2020.06.29.174888v1.abstract.
📑 Meckiff BJ, et al. bioRxiv2020:2020.06.12.148916. doi:10.1101/2020.06.12.148916. pmid:32587963
✅ Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit.
SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ONLINE ME PËRFAQËSUESIT E FMN/ Denaj: Ja çfarë do të bëjë qeveria për periudhën 2021- 2023
Previous article SHIFRAT/ Spanja më e prekura nga COVID-19 në Europë. Bllokime dhe kufizime në shumë zona të Madridit

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT