Politikanët e Tiranës shphesh lëshojnë deklarata që më shumë se politike, janë të denja për “Portokallinë”.
Fjala vjen, në rrjet është duke qarkulluar kjo video, në të cilën Monika Kryemadhi kërcënon Edi Ramën se nuk do ta pijë më dot i qetë kafen në Tiranë, sa ajo të ketë frymë.
Ndërsa vetëm pak kohë më parë, siç duket edhe në këtë video, ajo e konsideronte Edi Ramën një person special.
Vetëm në Shqipëri ndodh në fakt, që mendimet e politikanëve për njëri-tjetrin të ndryshojnë kaq shpejt.
Kujtojmë këtu që vetëm dy vite më parë, Lulzim Basha nxirrte vrer ndaj LSI-së dhe përbetohej se nuk do të bënte kurrë koalicion me këtë parti.
Kur nxehet Monika
Gepostet von Gazeta TemA am Freitag, 24. Mai 2019