• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SA SHUMË KENI VJEDHUR…”/ Rama u përgjigjet komentuesve: E kuptoj që nuk del dot nga këneta…
Home
Politikë

“SA SHUMË KENI VJEDHUR…”/ Rama u përgjigjet komentuesve: E kuptoj që nuk del dot nga këneta…

9 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre.

Kështu ka bërë edhe sot, ku ka zgjedhur që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me postimin e bërë më herët për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

“Shëngjin-Velipojë është një aks i mahnitshëm… ajo rrugë tani është drejt përfundimit dhe postimi sot në mëngjes i videos për të ka nxitur komente, ndër të cilat dy a tre ia vlen  të diskutohen’, shprehet Rama.

“Nuk ke asnjë rrugë me standarde, sepse pjesa e standardit që i duhet rrugëve ju duhet të paguani zgjedhjet”, ishte ky një nga komentet që Rama i është përgjigjur duke i thënë ndër të tjera se është fyerje për 800 mijë votuesit e PS, nëse thuhet se blihen votat në zgjedhje.

“E kundërta është e vërtetë! Çfarë i karakterizon mijëra kilometra rrugë të ndërtuara prej nesh janë standarde, e këtë nuk e them unë por partnerët tanë të BE. Mos harro se pas një beteje të gjatë e futëm Shqipërinë në korridoret europiane në 2023, dhe po ndërtojmë korridorin blu dhe korridorin 8. Dhe rrugën e Kombit që u hap në kohën e kënetës, jemi përpjekur ta fusim në standardet europiane, dhe ende nuk ka mbaruar përpjekja. Ironia pastaj se standardet mungojnë se ne paguajmë zgjedhjet, është një fyerje direkt e 800 mijë shqiptarëve, që në 11 maj do t’i afrohet 1 milionëve që votojnë mua dhe PS, pikërisht sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam kur morëm detyrën”, tha Rama.

“Vendi nuk bëhet kurrë si Italian, edhe po të rrish 10 shekuj në pushtet”, ishte një tjetër koment, të cilit Rama iu përgjigj duke i sjellë në kujtesë numrin e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, si dhe organizimit dhe samitet që mbahen në vendin tonë me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë bota.

“Italia është një nga shtatë ekonomitë e botës, kështu që Shqipëria as mund të bëhet Italia, as nuk ka pse pretendon të bëhet, por mund dhe do të bëhet një copëz Italie në Ballkan, por një gjë nuk e kuptoj… pse nuk gëzohesh ti kur sheh një punë të bukur?”,replikoi kreu i qeverisë.

“Po sa shumë keni vjedh, në 12 vite vetëm rrugë, spitale dhe shkolla po reklamon sikur ke bërë namin…”, këtij komenti Rama i është përgjigjur me ironi e batuta, duke i thënë se nuk duhet ta tregojë kaq hapur “që nuk del dot nga kënetë”, metaforë që ai e përdor për opozitën.

“Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ha asnjë diskutim. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane. Dakord nuk e del dot nga këneta, por të paktën mos e thuaj haptazi që nuk del dot”, i tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA E KANDIDATËVE/ Rama mbyll takimet maratonë me 13 drejtuesit e qarqeve, mbledh të mërkurën Kryesinë e PS
Previous article PLAGOSI ME THIKË 17-VJEÇARIN/ Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet Aktualitet

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT