• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sa shpenzojnë shqiptarët për kujdesin ndaj shtëpisë, krahasimi me vendet e BE
Home
Ekonomi

Sa shpenzojnë shqiptarët për kujdesin ndaj shtëpisë, krahasimi me vendet e BE

4 January, 2018 k.autor Ekonomi

Nga shpenzimet e përgjithshme familjet shqiptare harxhojnë për mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë gati njësoj sa mesatarja e BE-së.

Sipas të dhënave të Eurostat, që referojnë strukturën e shpenzimeve të familjeve në vitin 2016, shihet se ato shpenzojnë mesatarisht për mirëmbajtjen e shtëpisë 5.5% të totalit, teksa në të njëjtën periudhë familjet shqiptare shpenzuan për furniturën e shtëpisë 5.0 për qind te të ardhurave të tyre mujore.

Shqipëria madje lë pas 14 vende europiane për shpenzimet që kryen për kujdesin ndaj shtëpisë.

Pesha më e lartë e shpenzimeve për shtëpinë u vu re në Maltë me rreth 7 për qind të shpenzimeve të përgjithshme dhe pesha më e ulët e shpenzimeve ishte në Greqi me 2.8% të totalit të shpenzimeve të familjeve greke.

Pas Maltës shpenzimet më të larta i pati Gjermania me (6,8%), Austria (6,6%) dhe Lituania (6,5%). Këto vende i kushtojnë një pjesë të madhe nga shpenzimet totale për orenditë, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjen rutinë. Këto u pasuan nga Belgjika dhe Italia (si 6.2%) ashtu edhe Sllovakia (6.0%).

Ndërsa shpenzime më të ulëta përveç Greqisë ishin në Letoni.

Eurostat pohon se në dhjetëvjeçarin e fundit (2006-2016), pjesa e  shpenzimeve për kujdesin shtëpiak ka rënë në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare. Krahasuar me vetveten edhe Shqipëria ka pësuar rënie. Në vitin 2007, shpenzimet për mirëmbajtjen e shtëpive zinin 5.9 për qind në totalin e shpenzimeve, ndërsa më 2016 ato zinin vetëm 5.%

Në Europë rënia më e madhe gjatë periudhës 10-vjeçare u regjistrua në Greqi (nga 5.3% më 2006 në 2.8 në 2016 dhe Irlanda (nga 6.6% më 2006 në 4.3% më 2016),

Ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e shtëpive gjatë 10 viteve të fundit u rriten midis viteve 2006 dhe 2016 në Poloni (nga 4.3% në 2006 në 5.3% në 2016, në  Lituani, Belgjikë dhe Sllovaki.(monitor)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN XH. DUKA: Mirëkuptim!
Previous article VIDEO/ Dëbora sjell problemet e para në qarkullim, bllokohet Qafë Plloçë-Pogradec

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT