• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SA PARA U SHPENZUAN NGA ZGJEDHJET? Nis deklarimi i partive e deputetëve! PD ende s’ka treguar paratë e La Civita
Home
Rajon

SA PARA U SHPENZUAN NGA ZGJEDHJET? Nis deklarimi i partive e deputetëve! PD ende s’ka treguar paratë e La Civita

30 August, 2025 s.autor Rajon

Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nis numërimi mbrapsht për partitë politike për të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklarimin e shpenzimeve në fushatë.

Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend.

Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs  LaCivita, për faturën e të cilit Sali Berisha gjithmonë është treguar i rezervuar për të treguar se sa para i dha magjistarit elektoral që nuk e riktheu në pushtet. Por, mesa duket fatura do të vijojë të jetë mister edhe për pak kohë.

“Ju garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji”, shprehej Berisha. 

Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor, pasi  deklarimi duhet të bëhet 60 ditë pas miratimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, por krahas shpenzimeve të partive, janë edhe ato të kandidatëve për deputet disa prej të cilëve e kanë ezauruar këtë procedurë duke i treguar KQZ-së se xhepat e tyre.

Në analizën  financiare të deklarimeve të kandidatëve të listës së Partisë Socialistë rezulton që mes emrave me më shumë para të shpenzuara është Olsi Komiçi ish komisioneri i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve, nga shtatori deputet i Elbasanit. Ai pranon se ka shpenzuar mbi 25 mijë euro në fushatë.

Kandidatja më e votuar e qarkut Elbasan Sara Mila ka deklaruar 9 mijë euro, ndërsa Vlora rezulton të jetë qarku ku socialistët që garonin në listë të hapur, janë investuar më shumë me burime financiare. Ardit Bido raporton rreth 20 mijë euro, ndërsa Damianin Gjiknurin 10 mijë euro. Ministri i Drejtësisë si drejtues politik i Lezhës, ka shpenzuar vetëm 3 mijë euro.  

Në radhët e demokratëve më shumë para rezulton të ketë hedhur për fushatë Gjin Gjoni, në total 10 mijë euro, pasuar nga Belind Këlliçi, i cili ndonëse në listë të sigurt, nuk është treguar i kursyer në fushatë pasi rezulton që të ketë shpenzuar rreth 8 mijë euro, pjesën më të madhe e ka donacion. Më modest në shifra janë treguar Jozefia Topalli dhe Agron Gjekmarkaj, me 1 mijë e 500 euro.

Sali Berisha deklaron zero shpenzime pasi për të ka hapur thesin partia, njëjtë si Edi Paloka e Flamur Noka, ndërsa në kampin rozë mes emrave me zero para figurojnë  Endrit Brahimllari dhe Zegjine Çaushi. Për Edi Ramën nuk ka ende asnjë dokument të pasqyruar. Në fund të afatit ligjor, të gjitha paratë e deklaruara do të jenë objekt auditimi nga ana e Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, ku në rast mospërputhje shifrash, kandidatët por edhe partia do të  përballen me gjoba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMET QË SOLLI STUHIA/ Përmbytje në Vlorë dhe Durrës, rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq
Previous article E RËNDË/ Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas këmbësorin

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT