Sipas propozimeve të reja të paraqitura në qeveri për të menaxhuar ngacmimet në rrugë, Franca mund të gjobisë burrat me gjoba minimale, duke filluar nga 90 euro. Kjo do të ndodhë nëse ata kapen duke bërë komente të turpshme me zë të lartë në vende publike, rreth trupit ose pamjes së jashtme të një gruaje.
Gjobat do të fillojnë nga 90 euro për ata që mund t’i paguajnë menjëherë, 135 euro (për pagesat brenda 15 ditëve) dhe mund të shkojnë deri në 375 euro nëse pagesa bëhet me vonesë.
Gjobat janë një nga propozimet në raportin parlamentar që do t’i prezantohen javën e ardhshme Sekretares së Shtetit Francez për Barazinë, Marlene Schiappa, Ministres së Drejtësisë, Nicole Belloubet dhe Ministrit të Brendshëm Gerard Collomb.
Qëllimi i këtij raporti është të luftohet problemi i ashtuquajtur “seksizëm i përditshëm” në rrugët e Francës.


