• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SA MË SHPEJT TË JETË E MUNUDR”/ Palmer: Synimi im është rifillimi i bisedimeve Kosovë – Serbi
Home
Rajon

“SA MË SHPEJT TË JETË E MUNUDR”/ Palmer: Synimi im është rifillimi i bisedimeve Kosovë – Serbi

3 September, 2019 F.autor Rajon

Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, i cili po merr pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ka theksuar se qëllimi i tij është t’i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”.

Në një intervistë për mediet serbe ai citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Zoti Palmer thotë se angazhimi i Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nxiti vendosjen e tarifave dhe ato u shndërruan në pengesë për përparimin e bisedimeve, meqë Beogradi i sheh si arsye që të mos kthehet në tryezën e bisedimeve.

“Kjo nuk ndihmon. Lobimi tek vendet e vogla që të tërheqin njohjet, mbase është një sukses taktik i Serbisë, por i kushton Beogradit në ruajtjen e interesit të tij për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim. Shpresoj që të dyja palët do të kuptojnë interesin e tyre dhe do të arrijnë një marrëveshje”, citohet të ketë thënë ai.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të integrohen në Bashkimin Evropian, një aspiratë e rajonit të Ballkanit Perëndimor që përballet edhe me lodhjen e vendeve anëtare të bllokut nga zgjerimi.

Të hënën shefja në largim e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se është në interesin e vet bllokut që të përfshijë vendet e Ballkanit. “Jam e bindur që nëse nuk e bëjmë këtë, do të pendohemi”, tha zonja Mogherini e cila ka ndërmjetësuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Turqia bën "vetëvrasje" ndaj USA
Previous article MENTOR KIKIA/ Një ftesë për shqiptarët opozitarë dhe të inatosur

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT