• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SA GAZETARË KA SHQIPËRIA? Zyrtarisht më pak se shumica e vendeve të BE-së; Si po i ndikon Covid-19
Home
Sociale

SA GAZETARË KA SHQIPËRIA? Zyrtarisht më pak se shumica e vendeve të BE-së; Si po i ndikon Covid-19

4 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

3 Maji është Dita e Lirisë së Shtypit.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, kishte pothuajse 0.4 milion gazetarë në 21 Shtetet Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme, që përfaqësojnë 0.2% të punësimit të përgjithshëm të BE-së. Ndërsa lexuesit presin azhurnime të shpejta mbi pandeminë e koronavirusit, gazetarët janë vënë përballë një sfide të dyfishtë: informimin e publikut ndërsa preken edhe në punën e tyre nga kufizimet e koronavirusit.

Për sa u përket veprimtarive ekonomike të lidhura me gazetarinë, 1,1 milion ishin të punësuar në 27 Shtetet Anëtare të BE-së në botimin e aktiviteteve të tilla si botimi i librave, gazetave dhe revistave. Kjo është e barabartë me 0.5% të punësimit të përgjithshëm në BE.

Gjermania kryeson për numrin e lartë të gazetarëve, me 1.3% të punësimit total, e ndjekur nga Norvegjia me 0.8% dhe Finlanda me 0.7%. Më pak gazetarë kanë Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Portugalia, me 0.2% dhe në fund Rumania dhe Sllovakia, 0.1%.

Po Shqipëria sa gazetarë ka?

Sipas të dhënave të INSTAT, në aktivitetin “Publikime dhe prodhime programesh” kishte gjithsej 1,818 të punësuar në vitin 2018, ose 0.3% e totalit të punësimit në privat, duke qenë ndër vendet me më pak gazetarë në raport me vendet e BE-së.

Numri i të punësuarve në aktivitetin e “Publikime dhe Prodhime programesh” është dyfishuar në krahasim me 2010-n, sipas INSTAT, por ra në krahasim me 2017-n.

Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, tha për Monitor se ai llogarit që bashkë me ata që janë rekrutuar në gjithë spektrin e mediave online, shkojnë rreth 2,700 gazetarë. “Por unë druhem t’i quaj gazetarë. Sipas analizës sime, rreth 1,750 kanë mbi 3 vjet marrëdhënie pune pa shkëputje në media”.

Sipas INSTAT, paga mesatare në 2018-n e aktivitetit të publikimeve dhe prodhimit të programeve ishte 42 mijë lekë, që është rreth 20% më e ulët se paga mesatare në ekonomi.

Por, Çipa thotë se informaliteti është shumë i lartë. “Rreth 35% nuk e deklarojnë pagën reale. Në mediat tradicionale është përmirësuar kjo përqindje”. Probleme ka edhe me nivelet e larta të drejtimit.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka prekur dhe median. “Ka cenime tinëzare të padeklaruara të pagave. Dhe sipas parashikimeve për tre muajt e ardhshëm (maj, qershor, korrik) pritet të ketë vështirësi të theksuara likuiditetesh në paga dhe në pagesa të tjera”, thotë Çipa.

Ai shton se i quan këto cenime tinëzare, pasi u janë komunikuar punonjësve, por nuk janë pasqyruar si lëvizje dhe kjo është e mundur, pasi bëhet fjalë për atë pjesë që jepet kesh./monitor

  • foto galeri
  • Previous
  • Next
Për t’
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pompeo: SHBA ka prova të mëdha se COVID-19 erdhi nga një laborator kinez
Previous article “KY TREND MUND TË PËRMBYSET, NËSE…”/ Tritan Kalo: Bëni kujdes gjatë hapjes graduale, bashkë do ja dalim!

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT