• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SA DO PAGUHET SOT? Si ndryshoi çmimi i karburanteve në vend, rritet me 4 lekë benzina, kurse nafta…
Home
Ekonomi

SA DO PAGUHET SOT? Si ndryshoi çmimi i karburanteve në vend, rritet me 4 lekë benzina, kurse nafta…

29 June, 2022 s.autor Ekonomi

Rritet me 4 lekë çmimi për një litër benzinë, ndërsa pëson rënie çmimi i naftës. Bordi i Transparencës ka fiksuar një ditë më parë çmimet e reja të tregtimit, duke lënë të pandryshuar çmimin e gazit.

Konkretisht një litër benzinë nga 239 lekë që ishte është bërë 243 lekë, ndërsa çmimi i naftës nga 258 lekë ka shkuar në 255 lekë për litër, duke pësuar një rënie me 3 lekë.

“Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit “SSH EN 590” të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit “SSH EN” të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/ litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjes e radhës së bordit, ndërsa Financat iu kanë rikujtuar kompanive të tregtimit se do të përballen me penalitete nëse abuzojnë me çmimet.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot(dje) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, paralajmëron Ministria e Financave. Disa ditë më parë për shkak ë akuzave për mungesë transparence Bordi bëri publike edhe formulën e llogaritjes së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen.

Ndërsa pas gati 3 muajsh është bërë publik edhe vendimi për “Miratimin e marzheve në bazë të monitorimit të çmimeve për produktet ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTI-KONTRABANDA/ 6 steka cigare “marrin në qafë” 61-vjeçarin dhe dy policë të pikës kufitare “Tre Urat” në Përmet
Previous article VIHEN NË PRANGA KATËR TË RINJ NË FIER/ Kundërshtuan kontrollin e policisë në një lokal (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT