• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SA ANTIKOMUNIST KENI QENË JU…?” Pyetja vë në “siklet” Sali Berishën, të pranishmit i heqin mikrofonin
Home
Politikë

“SA ANTIKOMUNIST KENI QENË JU…?” Pyetja vë në “siklet” Sali Berishën, të pranishmit i heqin mikrofonin

1 October, 2021 F.autor Politikë

Krimet e komunizmit dhe ligjet për të persekutuarit politik, kanë sjellë një situatë të tensionuar në Foltoren në Shkodër t ëish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa një prej demokrateve mori fjalën për të shprehur opinionin e saj mbi mungesën e legjislacionit, ajo i është drejtuar me pyetje ish-kryeministrit “Sa antikomunist ke qenë në këto 30 vite?”

Kjo ka sjellë ovacione nga salla të cilët kanë dashur madje t’i ndërpresin fjalën demokrates. Pavarësisht thirrjeve të Berishës për t’i kthyer mikrofonin Stela Karafilit, të pranishmit në sallë nuk ia kanë dhënë.

Stela Karafili: Unë jam Stela Karafili dhe vij nga një familje e të persekutuarve si 90% e prezentëve këtu. Po flas në emër të diasporës sepse unë nuk jetoj në Shqipëri. Meqënëse thatë se keni nevojë për Diasporën, unë kam dy pyetje për ju. Meqë vetë na i rreshtuar vlerat e Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së, në nenet e para thotë që do të merret me dekomuniztisimin e shoqërisë shqiptare vazhdimisht. Ju keni qenë Presidenti i vendit dhe kryeministëri vendit tonë. Sali Berisha, sa antikomunist ka qenë gjatë këtyre 30 viteve. Nëse për 45 vite janë shkelur të drejtat e të gjithë shtetasve shqiptarë, realisht si nga PD dhe PS, kjo e fundit e dimë që rrënjët i ka nga komunizmi, si është e mundur që eshtrat e familjarëve tanë nuk gjenden?

Berisha: Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish-komuniste miratoi ligjin e dënimit të genocidit komunist. 10 vite pas nesh e ka miratuar Polonia këtë ligj. Me këtë ligj janë dënuar 75 eksponentë. Viktimat e komunizmit janë në numër më shumë se ato të nazizmit. Mbi 100 milionë. Nuk u bë Nuremberg për komunizmin. Nëse për nazizmin u organizua gjykata ndërkombëtare, për nazizmin kjo nuk u bë. Ligjin nuk e pëlqyen. Diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka patur askund në Europë. Kemi miratuar edhe ligjin e … Mijëra prokurorë u larguan nga detyra. Me dekret Presidenti u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Përcaktuam dëmshpërblim, për njohjen e dëmit që i është bërë të burgosurve politikë. Asgjë që u është dhënë si dëmshpërblim, nuk ka qenë gjë tjetër veçse djersë dhe mundi i tyre. Lista e veprave të ndërtuar nga të dënuarit është e jashtëzakonshme. Përcaktuam sapo erdhëm në qeveri dëmshpërblim 18 dollarë dëmshpërblim. Qeveria socialiste që erdhi në 97 i ndërpreu dhe nxorri nga burgu ata që u dënuan për krimet e komunizmit. Lidhur me të zhdukurit..

Stela Karafili: Problemi kryesor për gjitha të këqijat janë krimet e komunizmit. Unë jam fëmijë i viteve 90. Unë e di shumë mirë të dish çfarë do të thotë të mos shkosh në sport se silleshin bandat. Në vitet 90 ky sistem ka gjeneruar breza që sot nuk dinë të shkruajnë. Duhet të zbatohen ligjet. Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratike.

Berisha:  Të lutëm jepja mikrofonin. Ju lutem. Nuk prish punë. Të lutem jepja mikrofonin. Prit Stela merre. Ta dëgjojmë. Çështja që Stela shtron është më e dhimbshja e shoqerisë son ndër vite, ta dëgjojmë.

Stela Karafili:Njerëzit kanë pak probleme me termin e demokracisë. Bëhet fjalë për të ardhmen e brezave.

Berisha: Shumë drejtë e ke.

Stela Karafili: Keni fëmijë , mbesa e nipa, duhet që t’i mbushni mendjen brezave që të rikthehen në Shqipëri. Jo t’ia hiqni mikrofonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ Vetëhelmohet një grua, humb jetën rrugës për në spital
Previous article ALFRED PEZA/ E shikoni pra që opozita nuk paska fituar më 25 prill!

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT