• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA SULMON RAJONIN LVIV ME RAKETA E DRONË/ Polonia në gatishmëri për sigurimin e hapësirës ajrore
Home
Nderkombetare

RUSIA SULMON RAJONIN LVIV ME RAKETA E DRONË/ Polonia në gatishmëri për sigurimin e hapësirës ajrore

5 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbrojtja ajrore polake është vendosur në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore të vendit pas sulmeve të Rusisë në territoret e Ukrainës. Sulmet nisën që në orët e para të mëngjesit teksa raketa e dronë u lëshuan në rajonin perëndimor të Lvivit, pranë kufirit me Poloninë.

Kjo gatishmëri vjen pas vendosjes së trupave të sigurisë së NATO-s duke rritur patrullimin ajror në të gjithë rajonin pas ndërhyrjeve të dyshuara nga Rusia me dronë në shtetet fqinje.
“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë sjellë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.Këto veprime janë parandaluese në natyrë dhe synojnë sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonin e kërcënuar”, tha komanda operacionale e Polonisë në një postim në X ditën e sotme.
Ushtria polake tha se po monitoron situatën aktuale, duke deklaruar se forcat e saj nën komandën e saj “mbeten plotësisht të përgatitura për reagim të menjëhershëm”. Polonia ndan rreth 530 km (329 milje) me Ukrainën.
Që nga ora 02:10 GMT (me orën lokale), e gjithë Ukraina ishte nën alarm për sulme ajrore pas paralajmërimeve të Forcave Ajrore të Ukrainës për sulme me raketa dhe dronë rusë .
Në një deklaratë të postuar në Telegram, Ivan Fedorov, kreu i rajonit juglindor të Zapoprizhias, tha se një “sulm i kombinuar” rus vrau një grua dhe plagosi gjashtë persona të tjerë, përfshirë një vajzë 16-vjeçare.
Në fund të shtatorit, Polonia u detyrua të mbyllte përkohësisht një pjesë të hapësirës së saj ajrore në juglindje të kryeqytetit, Varshavë, pasi Rusia nisi një sulm të madh në të gjithë Ukrainën.
Më herët atë muaj, forcat polake dhe të NATO-s gjithashtu kapën dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke shënuar angazhimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë ushtarak me Moskën që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022.
Gjithashtu sot, Lituania, një anëtare e NATO-s, rihapi aeroportin e saj kryesor pasi e mbylli atë për orë të tëra pas shikimit të një “serie balonash” në hapësirën e saj ajrore.
Aeroportet në Gjermani, Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar gjithashtu kohët e fundit fluturimet për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërsa Rumania dhe Estonia e kanë drejtuar gishtin nga Rusia, e cila i ka hedhur poshtë akuzat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT"/ Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago
Previous article U VRA NË ATENTAT/ Kush është Isuf Jaçaj! Të birit i hodhën mjetin në erë me tritol 3 muaj më parë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT