• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA RRËZON 50 DRONË UKRAINAS/ Kievi nuk pranon autorësinë e sulmeve
Home
Nderkombetare

RUSIA RRËZON 50 DRONË UKRAINAS/ Kievi nuk pranon autorësinë e sulmeve

20 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas që fluturuan në qiellin e tetë rajoneve ruse.

Mbi rajonin e Belgorodit, sipas ministrisë, u rrëzuan 26 dronë, dhjetë të tjerë u shkatërruan në rajonin e Brijanskut, tetë në Kursk, dy në Tula dhe nga një dron u rrëzua në rajonet Smolensk, Riazan, Kaluga dhe Moskë.

Në një fshat në Belgorod, dy persona u vranë në zjarrin që shpërtheu nga rënia e fragmenteve të dronëve, shkroi në Telegram guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

Ukraina, që përballet me pushtimin e paprovokuar të nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime ruse, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.Ndërkaq, Kievi tha se trupat ruse kanë lëshuar shtatë raketa nga rajoni i Belgorodit dhe Detit të Zi në drejtim të caqeve brenda Ukrainës.

Sipas njoftimit të 20 prillit të bërë nga Forcat Ajrore ukrainase, dy raketa Kinzhal u shkatërruan nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

Ushtria ukrainase shtoi se ka rrëzuar edhe tre dronë vëzhgues rusë.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar në mënyrë dramatike sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DARDHA/ Reshje dëbore në qarkun e Korçës (VIDEO)
Previous article PRODHONTE LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT