• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia: Rreziku për sigurinë, anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit
Home
Nderkombetare

Rusia: Rreziku për sigurinë, anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit

24 April, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Zgjerimi i NATO-s me anëtarë të rinj nga vendet e Ballkanit, po minon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit, tha të hënën një anëtare me peshë e parlamentit rus.

Valentina Matviyenko, kryetare e Dhomës së Lartë të parlamentit rus, duke folur në Dhomën e Lartë të parlamentit të Bosnjës, veçoi Malin e Zi që së fundmi u bë anëtar i NATO-s, por kritikoi gjithashtu aspiratat e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që binte ndesh me vullnetin e praktikisht gjysmës së qytetarëve së qytetarëve të saj, është bërë shkelja më e ashpër e parimeve bazë të demokracisë moderne”, tha zonja Matviyenko.

Maqedonia po përpiqet të bëjë “të nëjtin eksperiment të rrezikshëm”, tha ajo.

“Ky hap veçse sjell më shumë destabilizim të gjendjes në rajon. Minon sistemin e sigurisë evropiane”, shtoi ajo.

Qeveritë perëndimore e shohin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si mënyrën më të mire të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Mali i Zi hyri në aleancën ushtarake vitin e kaluar dhe shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025, në të njëjtën kohë si Serbia.

Kroacia u anëtarësua në prill 2009.

Si Mali i Zi, ashtu edhe Maqedonia kanë dëbuar diplomatë rusë pas helmimit me agjentin nervor të një ish-agjenti të dyfishtë rus.

Qeveria britanike ka fajësuar Moskën për sulmin, ndërsa Rusia mohon të ketë pasur rol. Kremlini reagoi duke dëbuar një diplomat malazez dhe thirrën zyrtarë të ambasadës nga Maqedonia.

Prokurorët malazezë thonë se një grup nacionalistësh serbë dhe agjentësh rusë bënë komplot për të vrarë ish-kryeministrin Milo Djukanovic në një përpjekje për grusht shteti në zgjedhjet e vitit 2016, për të parandaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Kremlini i hodhi poshtë si absurde këto akuza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODHI! Nuk i dhanë “Topin e Artë”. “France Football” i kërkon FALJE Iniestës
Previous article MOTO GP/ Në heshtje i pari, Dovizioso: Ky pozicion ka rëndësi në fund të sezonit

k.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT