Ministri i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov ka kryer një vizitë në Bjellorusi ditën e sotme ku ka folur edhe për marrëdhëniet politike mes shtetit rus dhe atij të Koresë së Veriut.
Lavrov në një deklaratë të dhënë për shtyp para pak minutash ka theksuar se ShBA nëpërmjet kërcënimeve të saj e shtyn akoma dhe më tepër Kim Jong Un të zgjerojë territorin e sulmeve me anë të armëve ajrore.
“Nëse duan që të kemi një Kore të Veriut më të fortë se është ajo aktualisht atëherë le të pranojmë vendimet e ShBA-së që kërcënon çdo ditë me reagimet e tij” – theksoi më tej ai. Kjo lidhet drejtpërdrejt me kërcënimet nukleare që Koreja e Veriut po kryen kohët e fundit.
Në deklaratën e tij Lavrov ka theksuar se Rusia nuk do të aneksohet asnjëherë në programet e ShBA-së që lidhen me rritjen e kërcënimeve ndaj Koresë së Veriut. / alpenews.al