• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA NUK NDAL SULMET NË UKRAINË/ Zelensky kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore
Home
Nderkombetare

RUSIA NUK NDAL SULMET NË UKRAINË/ Zelensky kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore

29 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi Rusia sulmoi Ukrainën me 36 raketa dhe pothuajse 600 dronë, tha më 29 nëntor presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Caqet kryesore të sulmeve gjatë natës ishin infrastruktura energjetike dhe objekte civile, tha udhëheqësi ukrainas.

Zelensky gjithashtu foli për dëme të mëdha dhe zjarre në ndërtesa banimi në Kiev dhe rrethinat e tij, dhe përsëriti thirrjen për aleatët e Ukrainës që të forcojnë mbrojtjen e saj ajrore.

“Duhet të punojmë pa humbur asnjë ditë për të siguruar që të ketë mjaft raketa për sistemet tona të mbrojtjes ajrore, dhe që gjithçka e nevojshme për mbrojtjen tonë dhe për presion ndaj Rusisë të jetë në vend”, shkroi Zelensky në X.

Ai përsëri bëri thirrje që Bashkimi Evropian të përdorë asetet e ngrira ruse, në vlerë prej miliarda, që gjenden në Belgjikë, nëse Moska nuk ndalon sulmet.

Zelensky po ashtu theksoi se janë të nevojshme bisedime me të gjithë partnerët për të ndalur luftën. Ukraina aktualisht po zhvillon bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Pritet gjithashtu që përfaqësues të SHBA-së të jenë në Moskë në gjysmën e parë të javës së ardhshme për negociata mbi një plan të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Dokumenti fillimisht përmbante 28 pika. Pas bisedimeve në Gjenevë, propozime nga Ukraina dhe BE-ja janë përfshirë në dokument, të cilat, sipas Kremlinit, i janë paraqitur gjithashtu Rusisë për shqyrtim.

Ndërkaq, të paktën dy persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në sulmet ruse gjatë natës mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, tha Ministria e Brendshme të shtunën.

Në fillim të kësaj jave, sulme të ngjashme gjatë natës lanë të vrarë shtatë persona, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

Ministria e Energjisë e Ukrainës përshkroi sulmet e fundit si një “sulm të madh të kombinuar” mbi infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, 500.000 persona në kryeqytetin ukrainas janë aktualisht pa energji elektrike.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se, përveç infrastrukturës energjetike, janë sulmuar edhe fabrika të armëve. Këto, sipas saj, ishin përgjigje ndaj sulmeve ukrainase ndaj objektivave ruse.

Sipas Ministrisë, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 158 dronë ukrainas brenda 24-orësh. Si zakonisht, Ministria ruse nuk dha asnjë informacion mbi dëmet e shkaktuara.(REL)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SARANDË/ Qëlloi me armë dy të rinjtë para katër muajve, shkrumbohet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil
Previous article STRUKTURAT E PARTISË ZGJIDHEN ME VOTË/ Sali Berisha u jep fund dilemave: Nuk do të jap dorëheqje

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT