• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia mohon ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane: Akuzat janë të pabaza!
Home
Nderkombetare

Rusia mohon ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane: Akuzat janë të pabaza!

19 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kremlini mohoi sot përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Zëdhënësi Dmitri Peskov, u tha gazetarëve se akuzat janë të pabaza.
Komentet vijnë disa ditë pasi Prokurori i Posaçëm amerikan, Robert Muller akuzoi 13 shtetas dhe tre organizata ruse se kanë kryer një ‘betejë të paligjshme informacioni’ me qëllim prishjen e procesit zgjedhor dhe për të ndihmuar Donald Trumpin të fitojë, shkruan VOA.

Në akt-akuzë pretendohet se këto përpjekje janë orkestruar prej 12 punonjësve të Agjencisë së Kërkimeve në Internet, me bazë në Shën Petersburg dhe e lidhur me Kremlinin dhe prej garantit të saj financiar.

Dokumenti prej 37 faqesh pohon se komplotistët rusë u përpoqën të bashkërendonin përpjekjet e tyre me zyrtarë të fushatës së zotit Trump, por ndaj këtyre të fundit nuk ngrihet asnjë akuzë për bashkëpunim të fshehtë me rusët.

Për një kohë të gjatë Trump ka këmbëngulur se njerëzit e fushatës së tij nuk kanë bashkëpunuar me Rusinë. Komuniteti amerikan i zbulimit dhe tashmë zoti Mueller kanë arritur në përfundimin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë për të ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitojë.

Kjo është hera e parë që zyra e Mueller ngre akuza kundër shtetasve dhe organizatave ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Dje në një seri komentesh në Twitter, Presidenti Trump sulmoi hetimet e ndryshme që po kryhen nga Robert Mueller dhe komisionet e Kongresit amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E kapa, e putha dhe i propozova amerikanit"/ Historia e pazakontë e nuses shqiptare (FOTO)
Previous article Nga ajo e Messi-t tek ajo e CR7, ja kush fiton më shumë me një postim

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT