• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA “kthen borxhin”, dëbon 23 diplomatë britanik
Home
Nderkombetare

RUSIA “kthen borxhin”, dëbon 23 diplomatë britanik

17 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Qeveria ruse po dëbon 23 diplomatë britanikë dhe ka kërcënuar se do të marrë masa të tjera në shenjë hakmarrjeje, përderisa vazhdon përplasja diplomatike rreth përdorimit të një agjenti nervor mbi një ish spiun rus në Britani.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se ka urdhëruar mbylljen e Këshillit Britanik në Rusi dhe ka anuluar marrëveshjen për rihapjen e konsullatës britanike në në Shën Peterburg.

Ajo ka urdhëruar diplomatët të largohen brenda një jave.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin britanik në Rusi të shtunën para se ta bënte publikimin.

Në komunikatë thuhet se qeveria mund të ndërmarrë edhe masa të tera nëse Britanike ndërmerr lëvizje të tjera “jomiqësore” ndaj Rusisë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, dëboi këtë javë 23 diplomatë rusë dhe shkëputi kontaktet e larta pas helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe të bijës së tij Yulia. Të dy ata janë në gjendje të rëndë në spital.

Sekretari i Jashtëm britanik, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se ka urdhëruar personalisht helmimin e Skripalëve, që janë në gjendje të rëndë pas sumit më 4 mars. Zëdhënësi i Putinit hodhi poshtë pohimet.

Rusia ka mohuar fuqishëm përfshirjen në sulm, por fuqitë perëndimore e shohin atë si dëshminë më të fundit të ndërhyrjes së supozuar ruse jashtë vendit. Tensionet kërcënojnë të lënë nën hije rizgjedhjen e pritur të Putinit të dielën për një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial.

Shefat e diplomacisë së Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë të hënën për këtë çështje mes thirrjeve për bojkotimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi. Kryeministrja britanike po kërkon një koalicion global për të dënuar Moskën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kategoria Superiore/ Java e 26-të, Skënderbeu pret Luftëtarin. Të hënën Partizani-Flamurtari
Previous article HELMOI VJEHRREN/ Takimi i parë me të bijën në burg, Marjana Cmeta shpërthen në lot. Kërkesa e vetme që ka

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT