• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia jep alarmin, akuza të forta SHBA: Tensione në Evropë, vendet e Ballkanit…
Home
Nderkombetare

Rusia jep alarmin, akuza të forta SHBA: Tensione në Evropë, vendet e Ballkanit…

20 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Lavrov tha se vendet “anti-ruse” në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Lavrov i tha transmetuesit serb N1 se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të zgjedhur anë është “politikë shumë e gabuar” dhe se Rusia synon t’i mbajë interesat dhe lidhjet e saj me vendet si Serbia.

Bashkimi Evropian, së voni, ka caktuar vitin 2025 si datë për pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në radhët e tij.

Udhëheqësit e BE-së u kanë caktuar kushte të vështira dy vendeve, veçanërisht në vendosjen e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave themelore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale rajonale, por nuk kanë nxitur hapur politika anti-ruse si kusht për anëtarësim.

Serbia, në veçanti, ka vazhduar të ushqejë lidhje të ngushta me Moskën dhe ka thënë se nuk do t’iu bashkohet sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Beogradi po ashtu nuk ka bërë përpjekje t’i bashkohet NATO-s, si vendet e tij fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi, i cili i është bashkuar aleancës ushtarake vitin e kaluar.

Politika neutrale ushtarake e Beogradit nuk është kundërshtuar haptazi nga udhëheqësit amerikanë apo evropianë.

Vendet perëndimore, megjithatë, kanë ngritur dyshime për krijimin e një qendre të përbashkët humanitare Rusi-Serbi, në qytetin e Nishit, për të cilën zyrtarët perëndimorë dyshojnë se mund të përdoret nga Rusia për të fshehur spiunë dhe për të shpërndarë propagandë në Ballkan.

Një ligjvënës amerikan, i cili ka vizitur Serbinë vitin e kaluar, ka thënë se për të siguruar rrjedhën e investimeve nga Perëndimi, zyrtarët amerikanë duan të shohin indikacione se Serbia synon kah demokracitë perëndimore dhe kapitalizmi i tregut të lirë dhe anohet kundër agresionit që, fatkeqësisht, presidenti rus, Vladimir Putin, po demonstron me Rusinë aktualisht.

Lavrov i tha agjencisë Beta se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të miratuar politika anti-ruse “është duke rritur tensionet në Evropë”.

“Uashingtoni dhe disa kryeqendra evropiane i dërgojnë ambasadorët e tyre në Ballkan për këtë qëllim të saktë: mos jini miq me Rusinë, refuzoni bashkëveprimin me të në të gjitha fushat”.

Lavrov e dënoi, siç tha ai, histerinë e Perëndimit për qendrën humanitare në Nish, ku, sipas tij, aktualisht punojnë vetëm katër rusë.

Lavrov, i cili pritet të vizitojë Serbinë më 21 shkurt, tha se Rusia do të vazhdojë të bllokojë Kosovën nga pranimi në Kombet e Bashkuara derisa Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një kompromis mbi çështjen e sovranitetit, ashtu siç kërkohet nga udhëheqësit serbë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 20 SHKURTIT/ Kush feston sot nga RIHANNA tek...
Previous article BE kundër Facebook dhe Twitter

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT