• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia me “fletore strategjike” për ndikim të fshehtë në Evropë
Home
Nderkombetare

Rusia me “fletore strategjike” për ndikim të fshehtë në Evropë

29 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Tash e një kohë të gjatë flitet për ndikimin rus në Evropë dhe tendencen e Rusisë për të marrur në dorë një pjesë të këtij rajoni.
Rusia ka ngritur një fushatë masash të fshehta ekonomike dhe politike për të manipuluar pesë shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore, të diskreditojnë modelin liberal demokratik të Perëndimit dhe të minojnë lidhjet transatlantike, tha një studim i një grupi privat në SHBA, transmeton lajmi.net

Raporti i javës së kaluar tha se Moska ka zgjedhur politikanët simpatizantë të Rusisë, në përpjekje për të dominuar tregjet e energjisë dhe sektorët e tjerë ekonomik duke minuar masat anti-korrupsion në përpjekje për të fituar pushtet mbi qeveritë e Bullgarisë, Hungarisë, Letonisë, Serbisë dhe Sllovakisë.

“Në disa vende, ndikimi rus është bërë kaq i përhapur dhe endemmik sa ka sfiduar edhe stabilitetin kombëtar, si dhe orientimin perëndimor dhe euroatlantik”, tha raporti i studimit 16 mujor nga Qendra Për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, qendra në Sofje për Studimin e Demokracisë.

Publikimi i “Fletores Strategjike”: Kuptimi i Ndikimit të Rusisë në Evropën Lindore dhe Qendrore” përputhet me një debat të pashembullt në Shtetet e Bashkuara mbi atë se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale, me sulme kibernetike dhe lëshimin e emaileve të Hillay Clintonit.

“Rusët kanë qenë të angazhuar në një fushatë të qëndrueshme për të rimarë atë që Putini e konsideron tamponinë të tyre të ligjshme në Evropën Lindore dhe për të minuar jo vetëm NATO-n dhe BE-në, por gjithë fondacionin demokratik në këtë rajon”, tha një zyrtar amerikan i cili ka studiuar sjelljet e Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Zyrtari amerikan ka kërkuar anonimitet pasi që Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar zyrtarët mos të diskutojnë publikisht aktivitetet armiqësore ruse por gjithashtu ka vënë alarmin se Rusia po synon të dëmtojë demokracinë dhe aleancën euroatlantike që ka rajoni i Evropës.

Ekzistojnë qeveri në Evropë si ajo e Hungarisë dhe Greqisë që hapur simpatizojnë Putinin, ndërsa kjo simpati e bën edhe më të rrezikshëm ndikimin rus në Evropë dhe e bën më të vështirë neutralizimin e gjasave që Rusia të ndikojë hapur në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VERA E KUQE/ Këshillat që duhet të ndiqen me patjetër gjatë konsmumimi të saj
Previous article 12 viktimat nga shpërthimi në New York, ambasadorja shqiptare: Numrat ku mund të informoheni për të afërmit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT