• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia e Putinit, “kërcënim i madh” për demokracitë perëndimore
Home
Botë

Rusia e Putinit, “kërcënim i madh” për demokracitë perëndimore

9 November, 2017 irahetemaj Botë

jë grup i ekspertëve të sigurisë dhe politikës së jashtme thotë se qeveritë perëndimore kanë qenë “të kufizuara dhe të dobëta” në përgjigjen e tyre ndaj “veprimeve armiqësore” të Kremlinit.

Në një deklaratë të iniciuar nga Instituti i Vlerave Evropiane, me seli në Pragë, dhe të titulluar “Perëndimi demokratik duhet të ndalojë Putinin”, rret 70 ekspertë thonë se duhet të ndërmerren hapa për të penguar planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të luajtur “përçaj dhe sundo” në zonën euro-atlantike.

“Vladimir Putin ka vendosur të trembë dhe të shqetësojë demokracitë dhe një pjesë e madhe e strukturës politike perëndimore nuk e ka kuptuar ende këtë”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten.

“Disa vende frikësohen me kërcënime, të tjerave u jepen premtime, në dukje të dashura, nëse marrin qëndrim më antiperëndimor, antidemokratik dhe antiliberal”, thuhet tutje në deklaratë.

Sipas së njëjtës, gati të gjitha vendet janë të sulmuara me spiunazh, korrupsion dhe krime të organizuara, si dhe me fushata të pandërprera të dezinformatave.

Deklarata vjen në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, më 13 nëntor, kur do të vlerësohet se si po funksionon komunikimi strategjik i bllokut me fqinjët e tij lindorë.

Deklarata e Institutit të Vlerave Evropiane u bën thirrje udhëheqësve politikë të pranojnë kërcënimin që paraqet Rusia për demokracitë perëndimore dhe të hetojnë dhe ekspozojnë aktivitetet e saj armiqësore.

“Rusia e Putinit paraqet kërcënim të madh për demokracitë perëndimore. Përdorimi i mjeteve përçarëse për ndikim armiqësor në çështjet e brendshme të vendeve demokratike është i papranueshëm dhe duhet të kundërshtohet me veprime mbrojtëse”, thuhet në deklaratë.

Liderët e BE-së i janë përgjigjur fushatës ruse të dezinformimit në vitin 2015 duke krijuar grupin e punës Stratcom-i Lindor, me qëllim promovimin e vlerave dhe politikave të bllokut në, siç është thënë, lagjen lindore.

BE-ja po ashtu ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa udhëtimi për mbi 150 njerëz, pasi Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014, por vetëm një numër i vogël i tyre janë zyrtarë të lartë të Moskës.

Grupi i nënshkruesve të deklaratës së Institutit të Vlerave Evropiane thotë se këto përpjekje nuk kanë pasur ndikim të madh.

“Nëse Evropa dëshiron ta mposhtë këtë kërcënim, liderët e saj duhet ta thërrasin atë me emër. Liderët rusë duhet të dëgjojnë nga përfaqësuesit evropianë se këto përpjekje përçarëse armiqësore kundër demokracive tona duhet të ndalojnë”, thuhet në deklaratë.(REL)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lirohen të dyshuarit për sulmin terrorist ndaj kombëtares së Izraelit
Previous article Detajet/ Burri që vrau gruan u pushua nga puna se ngacmoi seksualisht…

irahetemaj

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT