• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA E BINDUR PËR FITOREN/ Lavrov: Ukraina në NATO? E pamundur
Home
Nderkombetare

RUSIA E BINDUR PËR FITOREN/ Lavrov: Ukraina në NATO? E pamundur

1 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia është e bindur në fitoren e saj ushtarake kundër Ukranës. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror në një intervistë për median shtetërore ruse, ‘Russia Today’.

Kreu i diplomacisë ruse shprehet se për katër rajonet tashmë të okupuara nuk ka negociata dhe nuk do të ketë. Sipas tij, ato territore janë pjesë integrale e Federatës Ruse, së bashku me Krimenë.

“Më 14 qershor 2024, Presidenti rus Putin, tha se ne jemi të gatshëm të zgjidhim situatën bazuar në realitetet. Realitete në tokë. Kushtetuta e Federatës Ruse thotë qartë se, përveç Krimesë, tani kemi katër subjekte të reja të Federatës: Donjetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe rajoni Kherson. Nuk mund të flitet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E pamundur. Qëndrimi ynë është i qartë”, u shpreh Sergey Lavrov.

Në lidhje me inkursionin e vazhdueshëm ukrainas në rajonin e Kurskut, ka të ngjarë të jetë miratuar nga protektorët e tij perëndimorë, theksoi Lavrov.

Një “numër i madh i njësive naziste” si dhe mercenarë të huaj – të cilët në fakt mund të jenë “trupa të rregullta” – po marrin pjesë në këtë armiqësi, vuri në dukje ai.

Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shtuar presionin ndaj Shteteve të Bashkuara për të lejuar që Kievi të godasë objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus.

Në fjalimin e tij me video, ai tha se pastrimi i qiellit të Ukrainës nga bombat ajrore ruse do të ishte “një hap i fortë për të detyruar Rusinë të kërkonte fundin e luftës dhe një paqe të drejtë”.

Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ai tha: “Ne kemi nevojë për aftësitë për të mbrojtur vërtetë dhe plotësisht Ukrainën dhe ukrainasit”.

“Ne kemi nevojë për lejet për aftësitë me rreze të gjatë dhe predhat dhe raketat tuaja me rreze të gjatë.”

Pa dhënë detaje, ai tha se përfaqësuesit e tij kishin “siguruar të gjitha detajet e nevojshme” për partnerët e Ukrainës. Ndërkohë bëhet e ditur se një sulm me raketa ruse në rajonin verior të Ukrainës Sumy, vrau të paktën një person dhe plagosi katër të tjerë, thotë administrata e rajonit.

Sulmi, mësohet se ka goditur disa kamionë të përdorur për transportin e grurit dhe disa automjete janë dëmtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive
Previous article PLAGOSI SHOKUN DHE E LA NË RRUGË/ Kush është Kevin Cungu, 22-vjeçari që abuzoi seksualisht me të miturën

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT