• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia dhe Koreja e Veriut do të ndërtojnë një urë në kufi!
Home
Nderkombetare

Rusia dhe Koreja e Veriut do të ndërtojnë një urë në kufi!

3 May, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pheniani është gati të ofrojë punëtorë dhe furnizime për ndërtimin e një ure përgjatë kufirit me Rusinë, sipas Ministrisë për Zhvillimin e Lindjes së Largët Ruse.

 “Në qershor, ekspertët teknik të Rusisë dhe të Koresë së Veriut do të mbajnë konsultime për ndërtimin e një ure autostradë midis dy vendeve,” tha për RIA Novosti zëvendësministri Aleksandër Krutikov.

“Koreja e Veriut do të sigurojë projektin me fuqinë punëtore, si dhe me materialet e ndërtimit, ndërsa Rusia do të japë pajisjet e nevojshme dhe furnizimet e nevojshme“.

Zëvendësministri shtoi se ekspertët do të bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe do të caktohet një afat kohor për ndërtimin e kalimit të urës. Më parë këtë vit, kreu i ministrisë së Lindjes së Largët, Aleksandër Galushka, tha se Ministria e Transportit kishte krijuar një grup pune në kalim.

Koreja e Veriut kufizohet me Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë. Kufiri i tokës me këtë të fundit shkon për rreth 17 km, pas lumit Tumen dhe grykëderdhjen e tij  në verilindjen e largët të Rusisë.

Të dy kombet aktualisht janë të lidhura me një urë hekurudhore mbi rrjedhën e lumit. Kalimi, i quajtur Ura e Miqësisë së Rusisë, u hap në vitin 1959 dhe i ofron Rusisë dhe Koresë së Veriut një lidhje hekurudhore bazë.

Vendet fqinje kanë menduar për një kohë të gjatë një urë që mund të lejojë kalimin e automjeteve përtej kufirit, duke shmangur rrugën e gjatë në Kinë.

“Ka 23 pika kontrolli automobilistike midis Koresë së Veriut dhe Kinës, dhe asnjë me Rusinë“, tha në mars Ministri i Koresë së Veriut, Ro Tu Chol.

“Aktualisht, kur importon mallra nga Lindja e Largët e Rusisë, ata nuk vijnë në kufi me Rusinë, por përmes Kinës. Kjo e zgjat shumë udhëtimin”.

/Ora News.tv/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trapattoni: Soliditeti i Juventusit është shumë i rëndësishëm
Previous article Ndryshim drastik: Humbi 30 kilogram, Fidel Ylli "transformohet" me pamjen e re

k.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT