• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Rusia dhe Kina po shkatërrojnë botën”, zëdhënësi i Putinit i përgjigjet SHBA-së
Home
Nderkombetare

“Rusia dhe Kina po shkatërrojnë botën”, zëdhënësi i Putinit i përgjigjet SHBA-së

13 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka reaguar menjehere dhe i ka dhene pergjigje SHBA-se, pas akuzave te fundit te bera, se ajo dhe Kina po shkaterrojne paqen.

Rusia i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për shkak të komenteve të këshilltarit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, i cili e ka akuzuar Moskën se po shfrytëzon metoda të shumëfishta të “shkatërrimit dhe dezinformacionit dhe propagandës” për t’i destabilizuar vendet e tjera.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në komentet e sotme, tha po ashtu, se deklaratat e zotit McMaster ishin “ekstremisht dhe absolutisht të gabueshme” dhe se Rusia “nuk vepron për shkatërrim të sofistikuar në Shtetet e Bashkuara”.

Zyrtari i lartë amerikan, H.R. McMaster, tha dje se Rusia dhe Kina po e “shkatërronin rendin dhe stabilitetin ndërkombëtar” dhe “i injorojnë të drejtat për sovranitet dhe sundim të ligjit të fqinjëve të tyre”.

Ai mëtutje ka theksuar se Rusia e ka filluar “luftën e gjeneratës së re”, që shfrytëzon “shkatërrim dhe dezinformim dhe propagandë, me përdorim të mjeteve kibernetike, duke operuar nëpër fusha të shumëfishta, që kanë për qëllim ndarjen e komuniteteve tona brenda vendit tonë dhe për të shkaktuar konflikt kundër njëri-tjetrit dhe për përpjekje për të krijuar kriza të besimit”.

Ai ka aluduar në vlerësimin e zyrtarëve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara se Rusia ka kryer fushatë të orkestruar të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Putin dhe zyrtarët e tjerë rusë i kanë hedhur poshtë akuzat për përzierje në zgjedhje, megjithqë zyrtarët amerikanë thonë se ekziston dëshmi e mjaftueshme. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadorja Vlahutin shkon në zyrën e ministrit Xhafaj (FOTO)
Previous article Ngacmim seksual ndaj një 10-vjeçare, nën hetim aktori i njohur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT