• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rusi-SHBA ‘luftë’ mediash/ Moska regjistron si agjentë të huaj Zërin e Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë
Home
Aktualitet
Media

Rusi-SHBA ‘luftë’ mediash/ Moska regjistron si agjentë të huaj Zërin e Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

16 November, 2017 Ina.Autor Media

‘Luftë’ mes dy superfuqive botërore edhe për mediat. Ministria ruse e Drejtësisë ka dërguar letra në nëntë media për regjistrimin e tyre të mundshëm si agjentë të huaj. Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë mes atyre që mund të njihen si agjentë të huaj, tha ministria.

Ministria gjithashtu i dërgoi letra administratës së faqeve të internetit në Kaukaz, Siberi dhe Krime si Kavkaz.Realii, Krym Realii dhe Sibir Realii, si dhe Radio Azatliq – të gjitha këto janë degë të Radio Evropa e Lirë në Rusi. Kanali televiziv “Koha aktuale”, një projekt i përbashkët i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë si dhe ueb faqja factograph.info në pronësi të Radio Liberty dhe projekti IdelRealii, morën gjithashtu letra, raporton “BalkanWeb”.

Të mërkurën, Duma e shtetit rus miratoi raportin e tretë dhe të fundit të projekt-ligjit, i cili kërkon që mass-mediat që veprojnë në vend, por financohen nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj. Projektligji është një kundërërgjigje e kërkesës së Uashingtonit për Russia Today për t’u regjistruar si agjent i huaj.

Mediat që refuzojnë të regjistrohen si agjentë të huaj mund të përballen me sanksione të ngjashme me ato të zbatuara në rastin e OJQ-ve dhe grupeve të tjera të cilat aktualisht rregullohen nga ligji origjinal i agjentëve të huaj. “Voice of America” (Zëri i Amerikës) dhe “Evropa e lirë”, financohen nga Kongresi amerikan.
“Çdo përpjekje për të sulmuar lirinë e mediave ruse jashtë vendit nuk do të mbeten pa një denoncim të vendosur dhe një reagim nga Moska. Projektligji i miratuar do të bëjë të mundur shprehjen e reagimit tonë në kohën e duhur”, tha sekretari i shtypit i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov pas miratimit të ligjit.

Në shtator, Departamenti Amerikan i Drejtësisë (Department of Justice) kërkoi që Russia Today në SHBA të regjistrohej në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) përpara 13 nëntorit. Administrata amerikane kërcënoi të ngrinte asetet e kompanisë nëse nuk regjistrohej si e tillë.

Duke komentuar projekt-ligjin, kryeredaktori i RT-së ofroi ‘ngushëllimet’ të mërkurën për të gjithë gazetarët “në të gjitha organizatat mediatike, ruse dhe të huaja, të cilët janë kapur në lojërat politike të Uashingtonit”.

Radioja “Evropa e lirë” kishte dënuar më parë këtë ligj duke theksuar se po përballej tashmë me kufizime më të mëdha në Rusi se ato të raportuara nga RT në SHBA. Ligji rus u kritikua nga Berlini dhe OJQ-ja “Amnesty international”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 171 aksidente me biçikletë për 2 vite, makinat e kalimtarët pengojnë pedalimin
Previous article Mediat zvicerane: Rama i marë "peng" nga trafiku i drogës

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT