• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSI/ Humbja e Vladimir Putinit në zgjedhje sinjalizon të ardhme të pasigurtë
Home
Nderkombetare

RUSI/ Humbja e Vladimir Putinit në zgjedhje sinjalizon të ardhme të pasigurtë

14 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Votuesit rusë i dhanë këtë javë një goditje të rëndë partisë së Presidentit Vladimir Putin në zgjedhjet lokale, gjatë të cilave në Moskë pati protesta që u shtypën me forcë nga policia. Partia e zotit Putin, “Rusia e Bashkuar”, humbi kontrollin e rajoneve kryesore, përfshirë kryeqytetin. Siç njoftojnë nga Moska, korrespondentët e Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina dhe Olga Pavlova, ngrihen pikëpyetje se për sa kohë mund të vazhdojë të udhëheqë zoti Putin vendin që sipas analistëve po bëhet gjithnjë e më i trazuar.

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi votën e tij në zgjedhjet që pritej të reflektonin pakënaqësinë në rritje për stanjacionin politik dhe ekonomik të vendit. Kështu rezultoi vërtet. Nga 38 vende që kontrolloheshin nga partia e zotit Putin, ato zbritën në 25.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve ngjalli shumë debat, pasi mund të konkludohet se popullsia votoi masivisht kundër autoriteteve. Në Moskë pamë se opozita fitoi në 19 nga 20 zona. Nuk kishte qartësi deri në momentin e fundit në pothuajse gjysmën e zonave elektorale. Kjo është një shenjë se njerëzit janë të pakënaqur”, thotë Boris Kagorlitsky, analist politik.

Këto zgjedhje u shoqëruan me reagim të ashpër nga forca policore ndaj njerëzve që kërkuan pjesëmarrjen e udhëheqësve të tjerë politikë, të cilëve nuk iu lejua përfshirja në garë.

Udhëheqësi opozitar Alexei Navalny u bëri thirrje votuesve të votojnë për kandidatët që kanë më shumë shanse për të mundur aleatët e Putinit. Analistët e quajnë këtë fitoren e parë strategjike të zotit Navalny. Tashmë, ekspertët thonë se të gjithë po vëzhgojnë nëse kjo strategji do të mobilizojë më shumë mbështetje përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

“Forcat (politike) të përfshira në zgjedhjet e Moskës po fillojnë gradualisht të përgatiten për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ka ende kohë të mjaftueshme, dy vjet, por mendoj se ngjarjet në Moskë u shndërruan në një katalizator që përshpejtoi fushatën elektorale në nivelin kombëtar”, thotë Andrei Kortunov, analist politik.

Por, megjithë dramën politike, abstenimi ishte rezistenca kryesore që dëshmoi popullata. Vetëm 17% e votuesve në Moskë dolën për të votuar. Ndër ata që dolën për të votuar, dëshira për ndryshim ishte e dukshme.

“Mesazhi nga këto zgjedhje është se moskovitët nuk u tremben autoriteteve dhe nuk do të lejojnë që autoritetet t’i shtypin”, thotë Natasha, një votuese në Moskë.

“Nuk dua të shikoj vetëm ndryshimin në parlament, por edhe në të gjithë mënyrën se si trajtohet një njeri që jeton në këtë vend”, thotë Ludmila, votuese në Moskë.

Disa analistë thonë se klasa udhëheqëse e Rusisë gjendet tashmë në një udhëkryq. Teorikisht, ky do të ishte mandati i fundit i Presidentit Putin dhe struktura e pushtetit në Rusi pritet të ndryshojë.

“Prandaj po përgatitemi për të gjitha llojet e varianteve politike. Ka shumë mundësi që në periudhën pas-Putin, madje edhe në ditët e tij të fundit, sistemi të bëhet pak më pluralist”, thotë zoti Kagorlitsky.

Zgjedhjet e ardhshme janë ende larg dhe mandati i presidentit aktual mbaron në vitin 2024, por disa po mendojnë që tani, madje po përgatiten për një Rusi pa Vladimir Putinin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZIKALTËRIT" MARRIN KRYSIMIN E SERIE A/ Por fitore pa shkëlqim ndaj Udinese (VIDEO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 5-1

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT