Grupi H, është i vetmi në “Russia 2018” pa ish-kampion bote.
Është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Shorti i hedhur në Rusi ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida, si Spanjë – Portugali, Argjentinë – Kroaci, Angli – Belgjikë e shumë të tjera.
Për Botërorin e Rusisë, janë caktuar grupe interesante, me shumë kampion bote. Grupi, A, B, C, D, E, F dhe G, në të gjitha gjendet së paku një Kombëtare që e ka fituar këtë titull.
Por, vetëm në Grupin H nuk gjendet asnjë skuadër që e ka fituar ndonjëherë Kupën e Botës. Në këtë grup janë, Polonia, Kolumbia, Japonia dhe Senegali.



