Është zbuluar identiteti i një civili ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me gjakftohtësi së bashku me gruan e tij nga trupat ruse.
Pamjet me dron dolën nga Ukraina javën e kaluar duke treguar se një grup ushtarësh rusë ekzekutonin një civil të vetëm ukrainas, i cili po përpiqej të dorëzohej.
Sipas raportimeve, burri në video me duart lart ishte Maksim Iovenko, burri i familjes që po përpiqej të çonte gruan dhe djalin e tij gjashtë vjeçar në një vend të sigurt.
“Më vonë ne të gjithë ndaluam dhe pamë që një makinë mungonte. Makina e Maksimit. Në atë makinë ishte Maksimi, gruaja e tij, djali i tyre dhe mamaja ime. Nga ajo që më tha [mamaja ime], Maksimi po kthehej prapa. Maksimi doli nga makina, ngriti duart dhe filloi të bërtiste se në makinë kishte fëmijë. Dhe ata e qëlluan atë”, tha babai i Maksim.





