• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RUHUNI NGA…”/ Athina dhe Shkupi përplasen për markën “Maqedonia”
Home
Rajon

“RUHUNI NGA…”/ Athina dhe Shkupi përplasen për markën “Maqedonia”

27 July, 2019 F.autor Rajon

Në tre vitet e ardhshme, derisa zgjasin bisedimet e Komisionit për markat tregtare, dispozitë e dalë nga Marrëveshja e Prespës, gjendja rreth shenjave tregtare dhe shënimin e prejardhjes së produkteve në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë. Pas arritjes së pajtueshmërisë do të dihet nëse fryma e Marrëveshjes së Prespës, në plan politik, do të pasqyrohet edhe në fushën e biznesit.

“Derisa zgjasin bisedimet nuk ka asnjë lloj restriksioni, asnjë kufizim në lidhje me atë sa kompani maqedonase dhe sa persona fizikë do të mund t’a përdorin termin “Maqedoni” ose termet tjera që dalin prej tij, dhe të njëjtat t’i mbrojnë si marka tregtare”, thotë Marin Gavrillovski, ekspert për pronën industriale.

Por, duke pasur parasysh faktin që për qeverinë greke kjo çështje është e pozicionuar lart në agjendën politike, ndërsa kryeministri Kirjakos Micotakis këtyre ditëve në Kuvend theksoi se edhe procesin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut do t’a shfrytëzojë si mjet për përfitim të palës greke dhe për mbrojtje të brendit “Maqedonia”, Gavrillovski pajtohet se janë vështirësuar pozitat negociuse të kolegëve të tij në Komision.

“Po, duket se erëra pak më rigjide fryjnë nga jugu. Qeveria e re greke theksoi se pikërisht çështjet e hapura të marrëveshjes, për të cilat do bisedohet në një farë mënyre do të jenë mjet I tyre, nëse jo për frenim, atëherë për ngadalësim të rrugës së vendit tonë drejt BE-së dhe për negociatat që presim të fillojnë. Mendoj se do të ketë ndryshim të vogël në raportin e qeverisë së re greke, për dallim nga ajo që ishte me qeverinë e Tsipras, e cila kishte raport më real”.

Gavrillovski vlerëson se kjo çështje për autoritetet greke është më shumë politike sesa tregtare.

“Kjo është më shumë çështje politike, në qoftë se merret parasysh se numri I markave tregëtare të cilat e përdorin termin “Makedonija”, “Macedonia”, “mkd”, ose “mk”, është i parëndësishëm, më pak se 200 marka tregtare, më saktë Greqia ka  më shumë se 1000. Këtu shihet se në fakt nuk bëhet fjalë për çështje tregtare, nga fusha e pronës industriale, por ajo ngadalë do të shndërrohet në çështje politike”.

Duke pasur parasysh përparësinë politike të Greqisë, si anëtare e BE-së me të drejtë vote dhe vetoje, Gavrillovski kolegëve të tij në Komisionin për bisedime për prejardhjen e produkteve u apelon: “Ruhuni nga Grekët edhe kur ju sjellin dhurata!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Vajza 6-vjeçare blen shtëpi 8 mln dollarë nga fitimet e “Youtube”
Previous article FUNDJAVA RELAKSUESE/ Plazhi i Gjipesë i "mbipopulluar" nga pushuesit (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT